Tirane- 11 emigrantë afganë të cilët ishin marrë peng për 50 000 euro janë liruar falë një operacioni ndërkombëtar pjesë e të cilës ka qenë dhe policia shqiptare.
Emigrantët mbaheshin të lidhur dhe rriheshin me shkopinj dhe kërcënoheshin me armë nga dy shtetas afganë, të cilët regjistronin videon dhe ua dërgonin familjarëve të viktimave që tu bënin presion për të marrë paratë e kërkuara. Vetëm nëse do të silleshin paratë ata do të liroheshin.
Ishin informacionet e siguruara nga Policia e Shtetit shqiptar dhe të shkëmbyera nëpërmjet Europol, me Policinë malazeze që mundësuan gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve arabë të marrë peng dhe identifikimin e autorëve.
“Pengmarrësit, emigrantë afganë, 2 prej të cilëve të arrestuar në Mal të Zi, i mbanin pengjet në një territor malor në Mal të Zi, nën kërcënimin e armëve, dhe kërkonin 50 000 euro për t’i liruar. Informacionet u shkëmbyen nëpërmjet Europolit, me partnerët malazezë, të cilët angazhuan shërbimet e tyre policore dhe ushtarake, krehën zonën dhe mundësuan lokalizimin dhe kapjen në Mal të Zi, e 2 prej autorëve të rastit, emigrantë ilegalë nga Afganistani’ informoi sot policia e Shtetit.
Nga hetimet dyshohet se këta dhe dy shtetas të tjerë janë të implikuar dhe në raste të tjera pengmarrjeje në të njëjtën zonë.
Operacioni u kodua ‘Kindnaping’.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?
-
Po
42%
-
Jo
23.2%
-
Nuk e di
34.8%
Vota total: 5213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ti flet gjuhën serbe', Vuçiç përplaset me presidentin malazez në forumin e Pragës, ja si i përgjigjet Milatoviç
31 Gusht, 22:31
-
Tentoi të vriste oficerët e policisë në Belgjikë, arrestohet shqiptari në Malin e Zi
31 Gusht, 17:20
-
Arrestohet në Podgoricë një polak i dyshuar për mashtrime me kriptovaluta
19 Gusht, 11:32
-
Lëpushë/ U bllokuan në liqenin e Shtrazë, policia iu vjen në ndihmë dy turistëve belgë
15 Gusht, 16:23
-
Mali i Zi heton procedurat e dhënies së nënshtetësisë për biznesmenin kosovar, Naser Ramaj
12 Gusht, 19:59
-
Një komb, një pasaportë/ Spahiu: Çdo shqiptar nga Kosova, Maqedonia, Mal i zi, duhet të marrë pasaportë shqiptare
12 Gusht, 19:33
-
Morën peng 22-vjeçarin pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë! E rrahën derisa i morën 30 mijë lekë (EMRAT)
12 Gusht, 11:09
-
Mali i Zi/ Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve
9 Gusht, 22:00
-
Marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kroacisë nga shpërbërja e Jugosllavisë deri sot
3 Gusht, 11:08
-
Tiranë, 22 vjeçari merret peng nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij
2 Gusht, 10:15
-
A e ka humbur Perëndimi Malin e Zi?
1 Gusht, 09:35
-
‘Bjeshkët', Operacioni i përbashkët Shqipëri - Mali i Zi, asgjësohen 11 mijë rrënjë kanabis
25 Korrik, 12:41