HAGE - Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës ka liruar nga akuzat dy ish–gjeneralët Ante Gotovina dhe Mladen duke urdhëruar lirimin e tyre të menjëhershëm.
Ante Gotovina dhe Mladen Markac, ishin shpallur fajtorë për krime kundër njerëzimit në ish-Jugosllavi nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve me seli në Hagë gjatë gjykimit të parë 15 prillin e kaluar.
Gotovina u dënua me 24 vjet burg për orkestrimin e fushatës së vrasjeve dhe dëbimin e rreth 200 mijë serbëve nga rajoni kroat i Krajinës në vitin 1995. Ndërsa gjenerali i dytë Markac, u dënua me 18 vjet burg.
Arratisja e Gotovina-s nga viti 2001 ne 2005, kishte vënë në rrezik antarësinë e Kroacisë në Bashkimin Evropian e cila pritet te hyjë në vitin 2013.
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com