Lirohet nga detyra e drejtorit të Portit të Durrësit, Artjan Qirici. Ai u emërua në këtë post në datë 24 tetor të 2017, ndërsa qëndroi në detyrë vetëm për 4 muaj, pasi sot është shkarkuar. Para marrjes së kësaj tyre detyre Artjan Qirici në mandatin e parë të qeverisë Rama ka qenë zv/ drejtor i portit.

Pas prishjes së koalicionit me LSI, në tetor ai u emërua drejtor, por vetëm për 4 muaj. Tashmë në vendin e tij është emëruar Afrim Bakaj, ish-drejtor i AKU, i shkarkuar nga kryeministri Rama në janar të 2016, ndërsa tashmë do të drejtojë portin e Durrësit.

d.b/shqiptarja.com