DURRËS- Kuksiani që ngriti dronin në Beograd, Ismail Morina është liruar nga burgu. 

Avokati i tij Gramoz Lika ka bërë me dije se në seancën e sotme, Gjykata ka pranuar kërkesën e Morinës, për t'u hetuar në gjendje të lirë.

"Nga ky moment është i lirë, do tedurat për ta liruar, u pranua kërkesa e tij që të hetohet i lirë, do e konvertojë në shërbim prove, se ska qenë në dijeni", tha Lika në përfundim të seancës.

Ai u arrestua pak ditë më parë ndërsa më pas u transferua në Durrës. Ismail Morina u vu në pranga pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armë mbajtje pa leje.