TIRANE - Tre muaj pas arrestimit të bujshëm Paro Laci fiton lirinë me kusht dhe shmang përkohësisht ekstradimin drejt Italisë.
Gjykata e Tiranës vendosi t'i hap rrugë ekstradimit të Lacit drejt Italisë, por ky vendim nuk mund të ekzekutohet deri në përfundim të procesit gjyqësor që i pandehuri ka me drejtësinë shqiptare ku akuzohet për ndikim ndaj funksionarëve publik.
Sot gjykata ndryshoi masën e arrestim nga ajo me burg në arrest shtëpie për aksionerin e sport klub “Partizanit”.
Paro Laçi akuzohet nga gjykata e Milanos për trafik të lëndëve narkotike vepër penale të cilën Laçi e ka ushtruar i fshehur nën emrin Perisic Paro.
Laci është i detyruar që të vuaj masën e arrestit në shtëpi deri në përfundim të gjykimit të procesit të hapur ndaj tij dhe në përfundim të këtij vendimi institucionet shqiptare do duhet ta ekstradojnë atë për llogari të drejtësisë italiane.
Aksioneri i klubit të futbollit “Partizani” u arrestua pasditen e 7 dhjetorit, 2012 nga forcat speciale të Policisë së Tiranës në një operacion sekret.
Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar Laçin në vitin 2006 me 10 vite e katër muaj burg, pasi në vitin 1997 ai akuzohej për trafikimin e një sasie prej 31 kilogramësh heroinë dhe 34 kilogramë kokainë të pastër të kapur nga policia e qytetit të Milanos.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com