TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar lirimi nga detyra i Drejtorit të Cirkut Kombëtar, Ilirjan Gjini.

Firma është hedhur  nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj, në mungesë të kryeministrit Edi Rama.

"Lirimin nga detyra të drejtorit të Cirkut Kombëtar. Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave. Vendosi: Z. Ilirjan Gjini, drejtor i Cirkut Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë", thuhet në vendimin e qeverisë. 

Gjini u emërua në këtë detyre dy vite më parë në 24 dhjetor të 2019, teksa nuk ka ende një emër që mund ta zëvendësoj.