Një histori tepër e përfolur nga mediat vendase dhe jo vetëm, lidhja e moderatores simpatike Viola Spiro dhe Velentin Selaj, i cili u arrestua në nëntor nga policia Hollandeze. Menjëherë pas daljes nga qelia e paraburgimit ku Selaj qëndroi rreth 20 javë, çifti ka rifilluar lidhjen.
Pak ditë pasi u la i lirë nga prokuroria e Hollandës, çifti është parë duke festuar në një lokal në zonën e ish-Bllokut. As një muaj nga lirimi nga paraburgimi, Selaj së bashku me moderatoren Viola Spiro kanë filluar zyrtarisht pushimet. Në postimet e fundit në Instagram, moderatorja ndan me ndjekësit foto nga pushimet luksoze në Turqi.
Komento