Liruan nga komisariati Naser Gashin të kërkuar për trafik droge, gjykata dënon me 2.8 vite policin

Liruan nga komisariati Naser Gashin të kërkuar për trafik droge, gjykata dënon me 2.8 vite policin

Naser Gashi

Lirimi nga ambientet e komisariatit të Kukësit të Naser Gashit, kosovarit të dënuar me 7.4 vite burg për trafik droge, ka sjellë dënimin e njërit prej policëve që i hapi derën Naser Gashit, duke e lënë të lirë. Gashi ishte në kërkim nga Policia e Shtetit, por megjithëse ai u arrestua në pikën kufitare nën emrin e rreme Saimir Bula, ai kurë nuk u verifikua për dënimin në Shqipëri dhe kërkimin e tij. Efektivi i policisë Kujtim Spahiu që besohet se i hapi derën dhe nxori nga qelitë e komisariatit të Kukësit, Naser Gashi, është dënuar dje nga gjykata e Lezhës me 2 vjet e 8 muaj burgim. Njëherësh me këtë dënim, gjykata ka urdhëruar që efektivit të policisë Spahiu ti hiqet e drejta për të mbajtur funksione publike për një periudhë 3 vjeçare.

Me këtë vendim përmbyllet dhe historia e skandalit të ndodhur në fund të vitit 2018 në Komisariatin e Policisë Kukës, ku një i kërkuar nga drejtësia Shqiptare edhe pse u arrestua, sërisht u la i lirë, duke sjellë përplasje mes drejtuesve të Komisariatit Kukës dhe Drejtorisë së Policisë Kukës. Skandali i nxjerrjes nga qelia të trafikantit Gashi, madje edhe duke i kthyer pasaportën dhe kartën e identitetit kosovare të falsifikuar me emrin “Saimir Buli”, bëri “kurban” në fillim të 2019 zv/drejtorin e hetimit në Drejtorinë e Kukësit, Shkëlqim Pepkolaj, i cili u pezullua nga detyra, duke u vënë në procedim disiplinor. Por pas hetimeve prokuroria lëshoi urdhër-arrestet, për drejtuesit e komisariatit të Kukësit, Agim Basha, i cili  në atë periudhë, ju fsheh drejtësisë. Për këtë çështje fillimisht u arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe dy efektivë të tjerë të policisë Kukës, Shkëlzen Ibaj dhe Ferdinand Gjeta, të cilët më pas u liruan nga gjykata.

Çështja i kaloi për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Lezhës, e cila vendosi të pushojë hetimet për tre zyrtarët e komisariatit të Kukësit dhe të kalojë çështjen për gjykim me një të pandehur, policin e thjeshtë Kujtim Spahiu. Ky i fundit dje u dënua me 2.8 vite burgim. Ndërkohë ended he sot i liruari Naser Gashi është në listën e personave në kërkim të publikuar nga Policia e Shtetit. Dënimin e ai e ka marë nga gjyqtarja Nertina Kosova më 21 shkurt 2013 ku është deklaruar fajtor dhe dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge, vendim i lënë në fuqi edhe nga apeli i Krimeve të Rënda.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alfons: 06/05/2020 17:14

    E pasken mbyt fare policin e deres,gjykate pleher dhe e korruptuar,polici i shkrete as shurren nuk ben pa leje jo me te hapi deren,pse car eshte ajo dere autobuzi,ku del gje jashte pa lejen e shefave.ishalla kir te dali polici nga burgu merr kallashin dhe i jep drejtim shefave dhe gjykates se korruptuar.

    Përgjigju
    • Super7777: 28/05/2020 13:40

      Alfons ,zoti te ndimofte e sherim sa me te shpejte nga gjendja e rende mendore ne te cilen qenke .Per shkak se ne bote ka njerez si puna jote ,kafshet na duken dhe me inteligjente shpeshhere.Po pse o shqiptar kur nuk e keni iden per cfar flitet ,te pakten mos "jepni mendime" kur dukshem ju mungon qartesia,aftesia per te kuptuar sakte,per te analizuar te dhenat qe percjell nje informacion,etj.Nese ne nje te ardhme do t'ju ndricohet mendja nga ndonje mrekulli ateher do te mund te kuptoni se sa i pavler/gabuar/imoral/i padrejt dhe i kundraligjshem eshte ky komenti juaj ,me te cilin i perngjani logjikes se nje femije 2 vjecar.Ah me falni se thash logjikes,shikojeni ne fjalor se ndoshta se kuptoni si fjale e jo me ta pervetesoni.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë