Ka reaguar edhe kryetari i ‘ngrirë’ i PD, Lulzim Basha pas listës së zezë të publikuar nga Rama në faqen e tij në Facebook me emrat e 100 zyrtarëve në administratë dhe drejtësi që kanë abuzuar.
Basha e krahason Ramën me Enver Hoxhën, ndërsa e akuzon se me listën e publikuar se po kërkon që të kapë drejtësinë.
“Lista e turpshme e publikuar nga Edi Rama dëshmon atë që Partia Demokratike dhe unë kemi thënë katër vjet rrjesht: për Edi Ramën drejtësia është ai vetë, shteti është ai vetë.
Për të nuk ka ligj, nuk ka të drejta njerëzore, nuk ka llogaridhënie. Ai vendos se kush është fajtor e kush jo, kush duhet dënuar e kush jo. Ai nuk e ka problem të përlyejë, akuzojë dhe turpërojë publikisht si në kohën e Enver Hoxhës’ shprehet ai.
Basha në vazhdim të deklaratës së tij, shton se në listë mungojnë hajdutët dhe kriminelët e vërtetë shtetërorë, sipas tij; Beqaj, Tahiri, Gjiknuri dhe vetë Rama.
“Jo rastësisht në listën e tij nuk janë hajdutët dhe kriminelët e vërtetë shtetërorë: mungon ai vetë, mungojnë Ilir Beqaj, Sajmir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe gjithë ministrat dhe drejtuesit kryesorë shtetërorë që kanë privatizuar qeverinë për vete, për kriminelët dhe për klientët e tyre”.
Për të shpëtuar nga kjo gjendje për Lulzim Bashën ka vetëm një mënyrë; përballje popullore me qeverinë Rama.
“Ai që dhunoi zgjedhjet, tani ka filluar të dhunojë të drejtat e njerëzve. Ndaj duhet bashkimi i cdokujt për një përballje popullore të fortë dhe të vërtetë për ta ndalur dhe për t’u kthyer pushtetin qytetarëve” përfundoi ai.
Bazuar në mbi 3 mijë denoncime online, kryeministri Edi Rama publikoi sot një raport në faqen e tij në Facebook me 100 zyrtarët që kanë abuzuar në administratën e shtetit.
Sipas tij, 70 zyrtarë i përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtësisë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO