Lista e Alibeajt, udhëtimet dhe
abuzimet me kompetencat e KLD

Kompetencat si anetar i vendimmarrjes ne KLD
Viti 2009 - Në vitin 2009 janë zhvilluar 15 mbledhje të KLD-së. Rendi i ditës ka patur të përfshira gjithsej 134 çështje, nga të cilat janë shtyrë për mbledhje të ardhshme 48 prej tyre. Lidhur me procedimet disiplinore gjatë vitit 2009, nga 12 kërkesa të shqyrtuara nga KLD janë dhënë masa vetëm në 3 raste.
Viti 2010 - Në vitin 2010 janë zhvilluar gjithsej 14 mbledhje. Rendi i ditës ka patur të përfshira 100 çështje, nga të cilat 91 çështje janë marrë në diskutim dhe 9 çështje janë shtyrë për mbledhje të ardhshme. Lidhur me procedimet disiplinore gjatë vitit 2010, nuk është dhënë asnjë masë nga KLD, ndonëse janë shqyrtuar dy prej tyre.
Viti 2011-Në vitin 2011 janë zhvilluar gjithsej 8 mbledhje. Nga analiza e datave të mbledhjeve të mësipërme rezulton se periudha kohora nga mbledhja e 2-të në mbledhjen e 3-të të vitit 2011 është më e gjatë se 2 muaj. Kjo tregon se gjatë vitit 2001, kohë në të cilën është aktivizuar Aleanca Kuq e Zi është shkelur ligji nr. 8811/2001 "Për organizimin dhe funksionimin e KLD-së", i ndryshuar, neni 19 i të cilit përcakton se mbledhjet zhvillohen jo më rrallë se njëherë në dy muaj. Rendi i ditës i mbledhjeve të vitit 2011 ka patur të përfshira 107 çështje, nga të cilat janë shtyrë për mbledhje të ardhshme 23 çështje. Lidhur me procedimet disiplinore gjatë vitit 2011, nga 5 kërkesa të shqyrtuara janë dhënë vetëm 2 masa disiplinore.
Nga analiza e veprimtarisë së KLD-së, nxirret përfundimi se z. Spahiu, i pajisur me një arsenal të plotë kompetencash kushtetuese e ligjore të zëvendëskryetarit të KLD-së nuk ka kontribuuar në pengimin dhe korrigjimin e situatave të shkeljes së ligjit, në të cilat është ndodhur KLD-ja (e cila ka vepruar në kohë vetëm në rastet e plotësimit të vendeve vakante dhe emërimit, emërime të cilat janë bërë me vonesë nga paraqitja e kandidaturave, përtej kritereve ligjore dhe jo transparente). Ai ka toleruar zvarritjen në mënyrë të ndjeshme të çështjeve shumë të rëndësishme të mirëfunksionimit të sistemit gjyqësor siç janë miratimi i akteve nënligjore, vlerësimi profesional i gjyqtarëve, shpalljen e vendeve vakante dhe emërimin e të diplomuarve nga Shkolla e Magjistraturës, si dhe procedimet disiplinore me pasojë humbjen e efektivitetit të tyre. Në këtë drejtim nuk është kujdesur që, bazuar në kompetencën për thirrjen e mbledhjes dhe për caktimin e çështjeve në rendin e ditës, çështje kaq të rëndësishme të mos shtyhen nga njëra anë, por edhe në rastet kur ato janë shtyrë nuk ka ushtruar kompetencën ligjore për përfshirjen e tyre në rendin e ditës të mbledhjes më të afërt.
Kompetencat si drejtues administrativ i KLD-së
Gjatë vitit 2011, z. Kreshnik Spahiu rezulton të ketë kryer gjithsej 15 udhëtime jashtë shtetit. Në funksion të këtyre udhëtimeve, nga buxheti i shtetit janë shpenzuar në kundërshtim me ligjin 65 % të shpenzimeve vjetore për udhëtim e dieta. Udhëtimet jashtë shtetit të përballuara me shpenzimet buxhetore paraqesin parregullsi dokumentacioni dhe tregojne abuzim financiar me buxhetin e institucionit.
Nga dokumentacioni i administruar zyrtarisht nga KLD dhe i dërguar në Komisionin Hetimor rezulton se në asnjë prej udhëtimeve të kryera jashtë shtetit nga z. Spahiu, KLD nuk është njoftuar paraprakisht dhe as nuk ka marrë vendim për të autorizuar këto udhëtime. Ato cilësohen si udhëtime individuale të z. Spahiu, të zhvilluar në funksion të axhendës së tij personale.
Rezulton se në të gjitha udhëtimet të kryera nga z. Spahiu jashtë shtetit, të pretenduara prej tij si udhëtime zyrtare, në asnjë rast ai nuk ka përmbushur detyrimin ligjor të sanksionuar në nenin 5 të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003 "Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë" e cila parashikon se "1. Ministritë, institucionet qëndrore dhe organet e pushtetit vendor ushtrojnë funksione të marrëdhënieve me jashtë brenda fushës së veprimtarisë se tyre. Në ushtrimin e këtyre funksioneve ato veprojnë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe e njoftojnë atë për çdo veprimtari". Ky element determinon në aspektin ligjor se largimet afatgjata jashtë shtetit të z. Spahiu nuk janë të karakterit zyrtar. E bashkë me to edhe shpenzimet e buxhetit të shtetit të kryera për to. Nga ana tjetër në të gjitha këto raste Zoti Kreshnik Spahiu ka përfituar pagë të plotë duke abuzuar kështu me fondet publike dhe duke mos përmbushur detyrën e tij funksionale.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Regjistër elektronik publik për mjekët që punojnë në shtet dhe privat, Qeveria miraton ndryshimet në 'Urdhrin e Mjekut'