Lista e hapura, Berisha kundër
Bashës: Biznesmenët, mafiozë

TIRANE -Ish-kryeministri Sali Berisha s’heq dorë nga sistemi proporcional duke dalë kundër listave të hapura për kandidatët për deputetë, vetëm dy ditë pasi pasuesi i tij Lulzim Basha në krye të PD ishte shprehur dakord për një ndryshim të tillë. Autori i ndryshimit të Kushtetutës më 2008, i ka kthyer “reston” Bashës për deklaratën kundër këtyre ndryshimeve, që sollën sipas tij futjen në Kuvend të kriminelëve. Argumenti i Berishës ka qenë konkret, i trembej hyrjes me shumicë të biznesmenëve kriminelë në Kuvend, përmes blerjes së votës në zonat elektorale përkatëse. Për këtë arsye ai kërkon kritere më të forta që të bëjnë filtrin.

“Disa mendojnë këtë, unë vetë kufizohem të jap mendime, si njeri që kam dhënë dorëheqje nuk më takuan mua që të jap qëndrime në çështje shumë të veçanta që është domen i kryetarëve të partive politike, le t'i gjejnë vetë ata. Listat e hapura kanë këtë problem. Nëse vendos një biznesmen ai përdor të gjitha mjetet për të marrë vota më shumë dhe në këtë rast, po qe një biznesmen i ndershëm nuk ka asnjë të keqe, por po qe një mafioz, mafia ngrihet në piedestal. Në rast se vendosen kritere të sakta të listave për ata që vihen në lista, atëherë ato kanë kuptim”, theksoi Berisha.

Për sistemin zgjedhor ai tha se nuk është ky problemi i procesit elektoral në vend. “S’qëndrojnë problemet tek sistemi, tim problemet qëndrojnë tek vullnetet e pandershme te Edi Rama për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Unë përshëndes vendimin e forcave politike për tu ulur bashkarish. Unë e jo vetëm unë, por ekspertiza ndërkombëtare e përsëritur, legjislacionin ekzistues e konsideron thellësisht demokratik. Mund të kalohet në një standard tjetër mbi bazën e konsensusit, por problemi i zgjedhjeve nuk vjen nga problemi i ligjit aktual, problemi i zgjedhjeve vjen nga vullnetit patologjik i Ramës për të dhunuar zgjedhjet e shembulli më klasik është reforma territoriale që është një reformë zgjedhore”, tha Berisha. Ideja e sistemit proporcional rajonal me listave të hapura u hodh nga LSI. Sipas këtij propozimi, kandidati që merr më shumë vota nga lista e një partie, futet në parlament. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025