Lista e kandidatëve/ Rama ironizon Berishën me tre bufa kënete dhe një fjalim ku i merret goja për aletatët e PD-së, që do i sjellin ‘qindra mijëra vota’ dhe fitore (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ironizoi ditën e sotme listën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe koalicionit të tij opozitar me 26 parti, për zgjedhjet e 26 majit.

Kreu i mazhorancës postoi përsëri një video me bufë kënete, të shoqëruar me një deklaratë politike të drejtuesit të selisë blu, që ka përfshirë në lista besnikët dhe klanin e tij, duke lënë shumë emra të njohur jashtë.

Me postimin në Facebook Rama ka vendosur pjesën ku Berisha teksa flet për koalicionin madhështor, i merret goja duke u përpjekur të justifikojë “qindra mijëra votat” e këtyre partive të marra së bashku, për të bindur elektoratin e PD-së se pse duhej kjo aleancë.

Ndryshe nga herët e tjera, kryeministri ka vendosur 3 bufa në videon ilustruese.

Pjesa e videos:

“Demokratët dhe demokratet, mbështetësit tanë duhet ta dinë se këto 26 parti, pavarësisht se të marra veças janë parti... me mo... modeste, në... po... në, në votat e tyre..., por të marra së bashku kanë një elektorat prej qindra mijëra votash. Dhe u them se kjo është një fitore e vërtetë e koalicionit, e aleancës për Shqipërinë Madhështore”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bufat e kenetave: 13/03/2025 16:29

    Te rafte e mira. Sa kam qeshur. Ku te shkon mendja. Hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari kapet me 10 kg kokainë në makinë dhe banesë! Nervozizmi e tradhtoi, kishte krijuar ‘dhomë’ sekrete për fshehjen e mallit

Itali/ Shqiptari kapet me 10 kg kokainë në makinë dhe banesë! Nervozizmi e tradhtoi, kishte krijuar ‘dhomë’ sekrete për fshehjen e mallit