DURRËS - Pas përfshirjes nga PS emri i Grida Dumës në listën e personave të inkriminuar në garën për 21 qershorin ka reaguar kandidatja për bashkinë e Durrësit. Në një deklaratë për mediat shtabi elektoral Dumës shprehet se kryeministri nxori një ‘sharës me pagesë’ dhe publikoi një listë me akademikë që garojnë nën siglën e Partisë Demokratike.
 
Nga një mazhorancë që e ka ngritur krimin në Akademi mund ta presësh këtë. Duma thotë se kjo listë është një sajesë e trashë që buron nga paniku i humbjes së afërme dhe se kjo është si i kamerdare e shpuar turpi, që i hidhet që nga Tirana të Turpëruarit të Vogël këtu në Durrës por që nuk e shpëton dot nga fundosja.
 
Kandidatja demokrate thotë se Durrsakët i kanë pritur me padurim këto zgjedhje për të larguar Vangjush Dakon. Disfata është e thellë dhe e sigurtë thuhet në deklaratën e shtabit elektoral të Grida Dumës.

Reagimi i plotë i shtabit të PD në Durrës
Kryeministri nxori një ‘sharës me pagesë’ dhe publikoi një listë me akademikë që garojnë nën siglën e Partisë Demokratike.

Nga një mazhorancë që e ka ngritur krimin në Akademi mund ta presësh këtë.

Lista, ku bënte pjesë edhe emri im, është një sajesë e trashë që buron nga paniku i humbjes së afërme.

E shoh si kamerdare të shpuar turpi, që i hidhet që nga Tirana të Turpëruarit të Vogël këtu në Durrës. Nuk e shpëton dot nga fundosja.

Kam kuptuar një gjë këto ditë me qytetarët e Durrësit e rrethinave: Durrsakët i kanë pritur me padurim këto zgjedhje për të larguar Vangjush Dakon.

Akuzat që lexohen në Tiranë janë tregues se atje e kuptojnë se ç’i pret në Durrës. Për këtë alarmohen dhe shpifin.

Të hidhen përpjetë sa të duan: I pret një disfatë e thellë dhe e sigurt.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)