Pas listës së publikuar nga kryeministri Rama na faqen e tij në Facebook të zyrtarëve që kanë abuzuar në administratë dhe gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Ai shprehet se “reforma në drejtësi kapitulloi, së bashku me Vetting-un!” pas listës së publikuar nga Rama ditën e sotme, ndërsa e cilëson si aktin e parë të diktaturës.
Statusi i Ylli Manjanit/ Akti i parë i diktaturës.
Komiteti Qëndror i Rilindjes, me në krye shokun Edi Rama, shpalli sot dënimin për disa nënpunës të shtetit! Ndër ta edhe gjykatës e Prokurorë!
Reforma në drejtësi kapitulloi, së bashku me vetting-un! Askush nuk do ta besojë në pavarësinë e strukturës së vetting, pas këtij linçimi publik të emrave që bëri mrekullia kushtetuese e Shqipërisë!
Drejtësia popullore e popullit të Facebook tashmë është në veprim! I mjeri ai që i bie taksirati të ketë të bëjë me këtë shtet që po ndërtohet!!!
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com