Presidenti i SHBA, Barack Obama, ka shpallur listën e personave dhe organizatave të rrezikshme nga e gjithë bota. Në këtë listë përfshihen edhe disa politikanë shqiptarë dhe organizata që administrata Obama i konsideron të rrezikshme për SHBA-në.
Ata akuzohen për financim të terrorizmit, nxitje të ekstremizmit apo vepra të tjera kriminale.

Mes emrave  përmendet kryetari i PDSH në Maqedoni Menduh Thaci.
 
Këta janë disa nga  politikanët shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia të përfshirë , Daut Haradinaj, Rexhep Selimi, Azem Syla, Haradin Balaj, Fatmir Limaj, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Emrush Xhemajli.
 
Në këtë listë janë edhe organizata të ndryshme, si: “Ushtria e Republikës së Iliridës”, “Ushtria Kombëtare Shqiptare”, “Fronti për Unitet Kombëtar Shqiptar”, “Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, “Komiteti Nacional për Çlirimin dhe Mbrojtjen e Tokave Shqiptare”, “Ushtria Çlirimtare Kombëtare”, “Lëvizja Nacionale për Çlirimin e Kosovës”, “Këshilli Politik i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”, “Lëvizja Popullore e Kosovës” e “Ringjallja e Shoqërisë së Trashëgimisë Islame”.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)