"Suedisë duhet t’i ketë ardhur në majë të hundës së dali në vend të parë të çdo indeksi për shtete por faktet kështu flasin”, tha Simon Anholt, një këshilltar i pavarur politikash dhe krijuesi i Indeksit.
Sikurse tha Anholt, Suedia nuk e ka për herë të parë që kryeson listat e shteteve për inovacion. Në shtator, ajo u rendit e treta në Indeksin Global të Inovacionit, sidomos falë universiteteve të saj që shkëlqejnë në kërkim.
Për të përpiluar Indeksin, Anholt ka krijuar 35 kategori që ai i ndan në 7 përmbledhje të mëdha: Shkencë dhe Teknologji, Kulturë, Paqe Ndërkombëtare dhe Siguri, rend Botëror, Planet dhe Klimë, Prosperitet dhe Barazi, Shëndet dhe mirëqenie.
Të dhënat janë mbledhur nga burime si Kombet e Bashkuara, Banka Botërore dhe raportimet lokale.
Suedia mbizotëron sidomos në barazi dhe mirëqenie në fushën e të drejtave të njeriut. Suedia ka edhe një politikë prindërore shumë bujare. Ajo ndihmon vazhdimisht duke i dërguar doktorët e saj të ndihmojnë në kriza shëndetësore në shtette të tjera, si dhe duke dhënë ndihma me ilaçe kur ka epidemi. Gjithashtu vendi nuk ka probleme emigrimi dhe strehon dhe integron më së miri të huajt që ka.
Ja cilat shtete ndodhen në pesëshen e parë:
1. Suedia
2. Danimarka
3. Holanda
4. Britania e Madhe
5. Gjermania
Ndërsa në 5 vendet e fundit janë:
159. Iraku
160. Republika Afrikane Qendrore
161. Mauritania
162. Guinea Ekuatoriale.
163. Libia
s.k/Shqiptarja.com









