Nga 11 kandidate në garë, pas tërheqjes së Arta Dades, vetëm 7 prej tyre kanë mundur të sigurojnë votat e mundshme për të qenë anëtare të forumit më të lartë vendimmarrës në PS. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni kryeson listën e kandidateve më të votuara me 226 vota. Ajo ndiqet nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli me 219 vota. Ndërsa e treta më e votuar është anëtarja e komisionit parlamentar të ligjeve, Vasilika Hysi.
Në garën për kryesinë e PS morën pjesë 12 kandidate gra.
Jashtëm kryesisë ka mbetur ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj si dhe kandidatet e tjera, Anila Shehu, Klotilda Ferhati e Ogerta Manastirliu.
7 anëtaret gra të kryesisë së PS
Eglantina Gjermeni - 226 vota
Mimi Kodheli - 219 vota
Vasilika Hysi - 197 vota
Lindita Nikolla - 177 vota
Evis Kushi 167 vota
Olta Xhaçka - 166 vota
Valentina Leskaj - 163 vota
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com