Qytetarët shqiptarë nuk duhet të dërgojnë më shkresa apo dokumentacion për kërkesat që kanë ndaj administratës. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se duhet refuzuar çdo kërkesë nga zyrat ku qytetarët kërkojnë një shërbim.
Sipas kreut të ekzekutivit, detyrimi për plotësimin e dokumentacionit i lind zyrës përkatëse. Rama ka listuar edhe dokumentet që nuk duhen dorëzuar më në zyrat e shtetit kur kërkoni një shërbim.
Postimi i Ramës:
INFORMIM I NEVOJSHËM MBI SHËRBIMET PËR QYTETARËT
Qeveria ka vendosur që përveç dokumentave që janë hequr nga lista e burokracise, çdo dokument shtetëror për një praktikë administrative janë të detyruara ta marrin për ju zyrat ku drejtoheni për një shërbim.
Refuzoni çdo kërkesë për të çuar dokumenta shtetërore në zyrën ku kërkoni të merrni shërbimin.
Për çdo rast rezistence nga ana e punonjësve të sporteleve, drejtohuni menjëherë në platformën shqiperiaqeduam.al
Ne ket liste duhet te perfshihen edhe shume dokumente te tjera...si: Vertetimi per detyrimet ne organet tatimore, ne OSSHE, ne UKT, ne Banka, per pagat,pensionet etj. etj.
Përgjigju