Në një kohë debatesh mbi atë që do të mandatohet për formimin e qeverisë së re në Kosovë, Lista Serbe ka bërë një deklaratë paqësore në të cilën thotë se do të bashkëpunojë me këdo që do të zgjedhë shumica shqiptare.
Zyrtari i lartë i partisë, Branimir Stojanovic është shprehur se partia e tij nuk dëshiron të zgjedhë se kush do të jetë i pari i shqiptarëve në Kosovë.
Stojanovic ka shtuar gjithashtu se janë në pritje të përfundimeve të Gjykatës Kushtetuese për t’u qartësuar situata edhe në aspektin juridik.
Sidoqoftë, Lista Serbe do të ketë parasysh edhe çështje të tjera në momentin që do të vendosë me kë do të bashkëpunojë për ndërtimin e qeverisë së re. Por, sipas Stojanovic, në zgjedhjen e Listës Serbe do të kihen parasysh edhe qasjet që kanë patur liderët e Prishtinës me të drejtat e serbëve në Kosovë.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)