Listat, Basha s’tërhiqet: S’i heq
asnjë presje, duhej ekip i ri

Listat, Basha s’tërhiqet: S’i heq<br />asnjë presje, duhej ekip i ri
BERAT- Nga Berati ku mori pjesë në prezantimin e kandidatëve te PD për deputetë, Lulzim Basha, i ka kthyer sërish përgjigje kritikëve lidhur me largimin nga lista të disa figurave të rëndësishme.
 
Basha është shprehur i prerë se nuk do të tërhiqet pas, pavarësisht kritikave, ndërsa është shprehur se kishte ardhur koha për ndryshime në strukturën e PD.

“Para dy ditësh më është dashur të marr të tjera vendime të vështira por të domosdoshme për ekipin fitues të Republikës së re, ishte koha për t’i marrë, unë i kam marrë dhe nuk i heq as presjen, një ekip i ri me frymëzim të ri për Republikën e Re ku do ta gjejë veten çdo shqiptar”- u shpreh Basha.

Basha i ka bërë thirrje beratasve dhe gjithë shqiptarëve të marrin vendimin e duhur në 25 qershor.
 
“Merrni vendimin tuaj, bashkohuni me projektin e lëvizjes popullore, për të mos ua lënë Beratin dallkaukëve, mashtruesve, hajdutëve që ju shtrydhën e ju vodhën, me 25 qershor merrni beratin në dorë me votën tuaj dhe unë do marr vendimet e mia për mirëqenien tuaj, ekonominë e fortë, për secilin prej jush”- tha ai.

Basha në Urën Vajgurore: Republika e re s'do jetë pazar
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim sot me banorët për t’i njohur me alternativën që ofron opozita përballë pushtetit.
 
Paratë e luksit të shatërvanëve do shkojnë për shkolla për fëmijët shqiptare. Rilindja urbane fasadat, pllakat kane kushtuar miliarda lekë”, tha ai.

Sipas kreut të PD, opozita e bashkuar është garanci që Republika e Re nuk do të jetë pazar. 

"Republika e Re eshte Republika e uljes se taksave, TVSH, dhe do te kete nxitje me subencione te drejtperdrejta, 100 mln euro mbeshtetje cdo vit per investitoret qe krijojne vende pune.
 
Pension minimal ne krye te 4 viteve 25 mije leke. Paga me te larta.
 
Opozita e bashkuar në logon e PD eshte garanci qe Republika e Re s'do jetë pazar",
tha Basha.

Lefter Maliqi mungon në mitingun e Bashës në Berat: E pres sot në darkë
Lefter Maliqi, i renditur i treti në listën e PD në Qarkun e Beratit, nuk ka marrë pjesë sot në mitingun e Bashës, ku u prezantuan kandidatët për deputetë. 

Ai paralajmëroi një ditë më parë se do të mungonte në çeljen e fushatës për arsye personale, ndërsa i la afat Bashës deri sot në darkë, për të ndryshuar listën e deputetëve.

Lefter Maliqi shprehu rezerva për kandidimin e tij si i treti në renditje, duke paralajmëruar se zona të tëra të Beratit do të mbeteshin të papërfaqësuara në Kuvendin e ardhshëm.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024