Listat e PD,Rama:Janë bashkuar
të gjithë humbësit në Tiranë
"Dorëheqja e Spahiut moment zie"

Listat e PD,Rama:Janë bashkuar<br />të gjithë humbësit në Tiranë<br />
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një vizite në një familje në Vorë ka komentuar listat e deputetëve Partisë Demokratike.
 
Sipas Ramës në listat e Partisë Demokratike për kryeqytetin janë bashkuar të gjithë humbësit e kësaj force.
 
"Janë bashkuar gjithë humbësit në Tiranë. Kjo është Republika e Re e humbësve", është shprehur Rama.

Rama:Kreshniku dha dorëheqjen nga politika dhe është një moment zie
Ndërsa në diskutimin e tij me familjen e Dallëndyshe Shehit, ku ishte i pranishëm edhe Saimir Tahiri nuk kanë munguar edhe batutat.
 
Rama e cilësoi largimin e Kreshnik Spahiut nga politika si moment zie. "Kreshniku dha dorëheqjen nga politika dhe është një moment zie, me thënë të drejtën edhe Kreshniku s’ka faj", tha Rama.
 
Kreu i qeverisë nënvizoi se Partia Socialiste duhet të ketë timonin pa ulur të tjerë në prehër, pasi e kundërta do të ishte e vështirë.
 
“Kryesorja është të kesh timonin pa ulur të tjerë në prehër, timonin duhet ta ketë Partia Socialiste përndryshe është shumë e vështirë. Imagjino tani, hajde tani të ulen në prehrin tat edhe t’i jap makinës, edhe pa rrip sigurie”, tha Rama.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot