VILNIUS, 28 janar /ATSH-AFP/ - Ministria lituaneze e Mbrojtjes shpërndau sot në shkollat e vendit manuale mbi rregullat që duhen zbatuar në rast të një pushtimi të huaj, për shkak të shqetësimeve që kanë provokuar në Lituani veprimet ushtarake ruse në Ukrainë.
"Që nga koha kur Rusia ndërmori veprime agresive ushtharake në Ukrainë, lituanezët pyesin se çfarë do të bënin në rast të një situate të ngjashme në vendin e tyre", shpjegoi ministri lituanez i Mbrojtjes, Juozas Olekas.
Në manual nuk nënkuptohet drejtpërdrejt Rusia si agresore, por sipas ministrit duhet shkruar në rast se Rusia ndërhyn ushtarakisht në Ukrainë.
Mbi 2 000 kopje të manualit mbi 100 faqe u shpërndanë sot në shkollat e mesme dhe një botim i tretë do të shpërndahet në universitetet dhe bibliotekat publike në vendin balltik me tre milionë banorë./ a.jor.