VILNIUS, 20 shtator /ATSH-AFP/ - Përgjegjësit më të lartë ushtarakë të NATO-s hapën sot në mëngjes një mbledhje në Vilinus që i përkushtohet sigurisë rajonale dhe marrëdhënies së tyre me Rusinë, vetëm disa orë pas nënshkrimit të një armëpushimi në Minsk mes separatistëve dhe Kievit.
"Memorandumi i nënshkruar gjatë mbrëmjes së djeshme pas shtatë orë negociatash në kryeqytetin bjellorus, 200 kilometra larg vilinusit, parashikon kryesisht një ndalim të përdorimit të armëve dhe një tërheqje me 15 kilometra nga linja e luftimit të artilerisë së rëndë nga të dyja kampet", deklaroi i dërguari i Kievit, ish-presidenti Leonid Kuçma.
"Krerët e shtabeve të përgjithshme të 28 anëtarëve të NATO-s do të rishikojnë marrëdhëniet e ardhshme mes Rusisë dhe NATO-s", deklaroi sot gjenerali Knud Bartels, i cili drejton mbledhjen e Komitetit Ushtarak, autoriteti më i lartë ushtarakë i NATO-s, pa reaguar ndaj memorandumit të nënshkruar në Minsk.
"Zhvillimi dhe vendosja e një plani force shumë reaktiv do të jetë në qendër të bisedimeve", shtoi gjenerali danez./
/G.S/