Lituani, planifikohet ndërtimi i një
gardhi në kufi me Rusinë

Lituani, planifikohet ndërtimi i një<br />gardhi në kufi me Rusinë
Lituania ka njoftuar se po planifikon ndërtimin e një gardhi në kufirin e saj me territorin e Rusisë, Kaliningrad, ku qëllimi është të shmanget të gjitha provokimet nga ana e Rusisë dhe gjithashtu të ketë një kontroll më të lartë për sa i përket kontrabandës që mund të zhvillohet në kufi.
 
Ky vendim ka ardhur pas rritjes së tensioneve në rajonin Baltik, ku NATO ka vendosur trupat e saj dhe Rusinë ka instaluar raketa bërthamore në zonë.
 
Gardhi në kufi pritet të ketë një gjatësi prej 135 kilometrash, ndërkohë në atë zonë momentalisht nuk ekzistojnë asnjë pengesë në kufiri mes dy vendeve.
 
Ministri i Brendshëm i Lituanisë, Eimutis Misiunas, ka deklaruar se ndërtimi i këtij gardhi do të shmangi edhe incidentet e ngjashme me atë të vitit 2014.
 
Në 2014 një ushtar lituanes u arrestua nga forca të ushtrisë Ruse në kufi duke u akuzuar për spiunazh. Ushtari u lirua një muaj më vonë me anë të një shkëmbimi pengjesh mes dy vendeve.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit