TIRANE - Presidenca e Bashkimit Evropian është e gatshme të punojë me autoritetet shqiptare për ta mbyllur brenda 6-mujorit të saj dhënien e statusit të vendit kandidat. Shefi i presidencës lituaneze, ministri i Jashtëm, Linas Linkevicius, shprehet se për t’ia arritur këtij qëllimi, nga Tirana zyrtare kërkohet tranzicion i qetë i pushtetit, përgjegjësi e të gjithë faktorëve politikë dhe vazhdim të reformave, të cilat janë jetike për institucionet demokratike dhe jetën e qytetarëve.
“Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën tonë, siç e thashë, të jemi konstruktivë, pozitivë, jo neutralë, megjithëse zakonisht Presidenca duhet të jetë neutrale. Ne do të kemi një përfshirje pozitive në këtë proces. Shqipëria kaloi një test shumë të rëndësishëm, atë të zgjedhjeve, ne i kemi ndjekur ato nga afër. Tani ajo ka një tjetër test, një tranzicion të qetë. Në këtë rast, gjatë presidencës sonë ne besojmë se do të ecim përpara në mënyrë përfundimtare me statusin”, tha Linkevicius.
I pyetur se çfarë nevojitet të bëhet nga Tirana në mënyrë që statusi i vendit kandidat të merret në dhjetor, ai jep këtë përgjigje: “Por, të gjitha partitë politike në Shqipëri duhet të marrin përsipër përgjegjesinë e tyre. Ato duhet të diskutojnë realisht me njëra-tjetrën, sepse kjo do të ishte e dobishme për të pasur një vizion dhe një platformë të përbashkët për të ardhmen e vendit.
Të bien dakord për të bërë reformat e domosdoshme, në mënyrë që të jemi të sigurt dhe t?i jepet vendit një imazh i besueshëm për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Kështu që ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Gjithashtu ne jemi gati të japim edhe përvojën tonë nacionale, nëse kjo është e nevojshme, se si ne e krijuam konsensusin midis partive politike”, tha ai.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com