Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e Covid-19, Italia përcaktoi masa të reja kufizuese.
Në fjalën e tij në parlamentin italiane Kryeministri Giussepe Conte theksoi se kjo ishte e nevojshme pas rritjes së madhe të rasteve ditët e kaluara dhe rritjes së fluksit në spitale.
Kryeministri theksoi se nuk bëhët fjalë për një mbyllje si ajo e marsit por do të ketë kufizim të orareve të lëvizjes, jo mbyllje të shkollave dhe institucioneve publike. Por theksoi se do të mbyllen muzetë. Masat e reja janë mbyllja e qendrave tregtare gjatë fundjavave dhe ditëve të festave. Muzeumet dhe ekspozitat do të mbyllen dhe parashikohet ulje e kapacitetit të transportit publik deri në 50 %. Parashikohen edhe kufizime në lëvizje gjatë natës, ndërkohë që për zonat me rrezikshmëri të lartë parashikohen masa edhe më strikte.
Sa i përket orari të lëvizjes ajo do të kufizohet nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
Conte theksoi nevojën për të futur një regjim të diferencuar kufizimesh bazuar në shkallën e infektimeve në zonat respektive. Kriter për përcaktimin e kufizimeve do të jetë, koeficienti i rrezikut.