TIRANE - Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë muaj dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Më 16 dhe 19 nëntor në "Air Albania" duke nisur nga ora 20:45 përballë do jenë Çekia dhe Ukraina.
Tanët me gjashtë pikë janë në vendin e tretë (me pikë të barabarta me vendin e dytë, Gjeorgjinë) dhe kërkojnë kreun për të pasur shanse të vijojnë më tej. Ndeshja e parë i gjen tanët përballë kryesuesve të Çekisë (7 pikë).
Nesër në ‘Air Albania’ vjen Çekia dhe për këtë sfidë para gazetarëve nga stadiumi i ndeshjes foli trajneri kuqezi, Sylvinho dhe mbrojtësi Arlind Ajeti.
Braziliani i stolit u fokusua te avantazhi i fushës dhe fakti se stadiumi në Tiranë do jetë me kapacitet të plotë dhe më shumë se 21 mijë zemra do rrahin kuqezi. Përpara stërvitjes së fundit tekniku tha se 2-3 lojtarë kanë probleme të vogla fizike.
''Rëndësia e ndeshjes me Çekinë - Mbi të gjitha respekt për Ajetin, ka bërë dy Europianë. Një nga lojtarët që shkojnë në fushë e bëjnë gjithçka. Ka bërë një Europian shumë të bukur, si shumë prej lojtarëve tanë. Gjithmonë ndeshja a radhës është më e rëndësishmja, edhe nëse do të ishte radha ndryshe. Është shumë e rëndësishme, kanë në avantazh një pikë nga të tjerët në grup. E kemi thënë që është një grup shumë i vështirë, nëse nuk është më i vështiri, është mes tyre. Duhet të shkojmë në fushë në 100%. Kemi shanse të mira nëse japim 100%. Me publikun tonë, ne kemi një avantazh. Ata kanë një pikë më shumë, ne kemi publikun tonë.
Strategjia - Skuadra me të cilën ndoshta kemi luajtur më shumë në këto vite, kemi fituar, barazuar e humbur me ta, ndaj nesër mund të ndodhë gjithçka. Ata janë të fortë, janë fizikisht të fortë, e kemi thënë prej kohësh. Trajneri i tyre, është shumë inteligjent, ka bërë 3-4 ndryshime, është ekip ndryshe, luan me 4. Ka Sulc, është Cherny i cili i jep ekuilibër skuadrës, Hoslek, Provod, shumë të fortë e fizik. Ne duhet të bëjmë mirë lojën tonë, kemi cilësi teknike e organizim taktik. Por duhet të shkojmë në fushë me shumë zemër dhe shpirt, kjo mund të bëjë diferencën.
Qendra e sulmit - Duhet të shohim. Ne kemi dhe një stërvitje pas pak, duhet të shohim 2-3 lojtarë që kanë pasur probleme të vogla fizike. Uzuni nuk ka probleme. Uzuni nuk është tipik 9, është më shumë i dytë, por arrin të shënojë kur gjen hapësirë. Kemi dy tre mundësi që mund t’i përdorim dhe nesër do të marrim vendim për formacionin me të cilin do të nisim.
Mentaliteti - Mbase 90 minutat që do luajmë mund të bëjmë një nga ndeshjet më të mirë të vitit të fundit, nuk është momenti për t’u ankuar, lojtarët janë në gjendje për 100%. E kam thënë pas Europianit është periudhë e vështirë, kombëtaret kanë humbur lojtarë prej dëmtimeve dhe Çekia ka lojtarë të dëmtuar. Lojtarët nuk kanë pasur pushimet për t’u rikuperuar, unë jam i lumtur dhe kam besim te ato lojtarë që kam. Ne do futemi për të dhënë 100% tonë. Nuk ka frikë nga kundërshtarit apo ndeshjea, hyjmë në fushë për 100%.
Lojtarët që rrezikojnë pezullimin - Jam i shqetësuar vetëm për ndeshjen dhe është ajo që të gjithë duan të hyjnë në fushë. Di që janë 22 mijë tifozë, por kam përshtypjen se futen më shumë, më duket sikur janë 25 mijë. Kjo është ndeshje e bukur ku lojtarët duan të hyjnë në fushë e luajnë. Jam i bindur që hyjnë në fushë dhe nuk mendojnë gjë tjetër. Ndeshja e radhës, ndaj Çekisë, është ajo ku duhet të bëjmë maksimumin. Jam i bindur se lojtarët presim me padyshim të hyjnë në fushë, kemi njerëzit tanë, mbështetjen e gjithë kombit. Shumë e bukur. Sa i përket faktit që kam edhe unë karton, më shqetëson edhe më pak.
Ndryshimet te Çekia - Ajeti e tha që çdo ndeshje është ndryshe nga tjetra, pak kohë më parë humbëm në Pragë. Është ndryshe, shumë e ndryshme. Mua më duket se janë ndeshje që vlerësohen detajet. Duhet kujdes në çdo moment për të bërë një ndeshje të bukur, një nivel përqendrimi të lartë, kërkon anën fizike, taktike, por të kërkon më shumë në nivel përqendrimi, duhet të bësh gjithçka me sytë hapur. Kemi luajtur 3 ndeshje me ta, praktikisht një derbi, por nuk ka lidhje, nesër është ndryshe. Do të shkojmë fort në fushë dhe provojmë gjithçka, 100%.
Reagimi pas pësimit të golave - Zakonisht ndodh kur pëson gol, me të gjitha skuadrat, 4-5 minutat e para. Këtu bën diferencën eksperienca dhe fusha, e rëndësishme pasi pëson gol të qetësohesh dhe pastaj të rinisësh lojën. Kam qenë lojtar i trajnerëve të rëndësishëm, e kam kuptuar që kanë të drejtë trajnerët sepse krijohet ideja që duhet të rikthehesh fushën, kemi vuajtur gjatë Europianit.
Uzuni - Uzuni bën më shumë rolin e sulmuesit të dytë. Kam mësuar në lidhje me cilësitë si Uzuni, i shpejtë, që rri pas sulmuesit të parë dhe që krijon hapësira për të shënuar. Ekziston mundësia për ta shfrytëzuar karakteristika e lojtarit në këtë aspekt. Ju kujtoj se e ka nisur si sulmues anësor dhe më pas duke depërtuar më tepër brenda. Ka fizik shumë të mirë, por ngelet për t’u vlerësuar çfarë do zgjedhim nesër'', tha Sylvinho.
Para ndeshjes foli edhe mbrojtësi Arlind Ajeti.
''Veteran- Besoj i kemi të gjitha cilësitë e duhura të arrijmë kualifikimin në Botëror, është rrugë e gjatë, besoj nëse mundohemi të japim maksimumin dhe të japim shpirtin për Kombëtaren do ta arrijmë dhe atë.
Tifozët- I bëjmë thirrje tifozëve që të respektojmë himnin e Çekisë, të tregojmë anë të mirë pavarësisht çfarë ka ndodhur në Çeki, të tregojmë anën tonë të mirë. Shpresoj të shoh ekipin që ishte në Gjeorgji, e dijmë që ndeshje e vështirë, i dimë dhe cilësitë e Çekisë. Jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë t’ja dalim.
Dueli me Hori – Ai ka bërë në ndeshje shumë të mirë, ka qenë shumë i rëndësishëm për Çekinë. Fizikisht është afër 2 metër dhe është shumë e vështirë ta ndalësh, shpresoj që nesër t’ia dalim që të mos shënojë gol.
Renditja në Ligën e Kombeve – Janë të gjitha të mundura në futboll. por unë besoj te ekipi, të cilësitë e çdo lojtari dhe normalisht synojmë vendin e parë, të fitojmë dy ndeshjet e marrim vendin e parë, Sigurisht, çdo gjë është e mundur, por me cilësinë që e kemi, besoj që nuk do biem.
Po normalisht besojmë se mund t’ja dalim prap dhe pse është ndeshje tjetër, çdo ndeshje fillon nga 0-0. Ne kemi kualitete dhe cilësi për të marrë rezultat pozitiv. Shpresojmë t’ja dalim.
Performanca në Kombëtare- Ndjenja në Kombëtare është gjithmonë ndryshe, të jesh pjesë është diçka shumë e veçantë. Vetëm ato që janë pjesë e dinë, prandaj në fushë hyjmë ndryshe nga ekipet, prandaj është gjë shumë normale dhe sa herë jam këtu e ndjej atë.
Çeluska, lojtari çek- Kemi folur dhe për këtë ndeshje, normalisht ai dëshiron të fitojë Çekia dhe në duam të fitojmë, shikojmë nesër'', tha Ajeti.
Shqiptaret Jane mikpritsa , do ti mundim vetem ne fushen e lojes me dy gola nga mesfusha
Përgjigju