Ylli italian Mario Balotelli e ka te ardhmen tek Liverpuli, eshte shprehur te henen trajneri i tij, Brendan Rodgers.

Tekniku irlandezo-verior deklaroi ne nje konference shtypi se "ai ka njohur nje periudhe te komplikuar. Por, ai eshte djale i mire, qe synon gjithnje te shenoje".

"Une i kam dhene te gjitha shanset e mundura Marios dhe ai me ka thene se do te beje me te miren per te treguar se e meriton qe te jete titullar ne ekip", theksoi tekniku.

I marre veren e kaluar  per 21 milion euro nga AC Milan, sulmuesi 24-vjeçar nuk ka gjetur veten tek  Reds, ku ka shenuar vetem 2 gola ne 18 ndeshje, nderkohe qe mediat britanike kane folur per mundesine e largimit te tij gjate merkatos dimerore.

Qe nga humbja ne shtepi ne Premier League ndaj Celsit (2-1) me 8 dhjetor, Balotelli nuk ka qene me titullar ne ekip. /ATSH/