Liz Truss bën kthesë të fortë, nuk do të ulë taksën për të pasurit në Britani

Liz Truss bën kthesë të fortë, nuk do të ulë taksën për të pasurit në Britani

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss

Kryeministrja e re e Britanisë Lizz Truss ka bërë një kthesë të fortë në lidhje me planin për të ulur tatimin mbi të ardhurat ndaj atyre që fitojnë mbi 150 mijë paund në vit, pas reagimit të ligjvënesve dhe një jave të trazuar financiarë për këtë cështje. Truss kishte njoftuar që do të ulte taksën e të pasurëve nga 45 përqind në 40 përqind

Qeveria britanike e drejtuar nga kryeminitrja Lizz Truss është tërhequr nga plani për të ulur tatimin mbi të ardhurat ndaj atyre që fitojnë mbi 150 mijë paund në vit, pas një reagimi të ligjvënesve dhe një jave të trazuar financiarë për këtë cështje.

Truss dhe ministri i saj i financave Kwasi Kwarteng, njoftuan një “plan të ri rritjeje” më 23 shtator ku përfshihet ulja e normës më të lartë të tatimit mbi të ardhurat në 40% nga 45% që është aktualisht.

Por plani shkaktoi një krizë të besimit të investitorëve në qeveri, duke goditur vlerën e paundit dhe duke tronditur tregjet globale në atë masë sa Banka e Anglisë duhej të ndërhynte me një program 65 miliardë paund për të përforcuar tregjet.

Ministri i financave Këasi Këarteng tha se "është e qartë se heqja e normës së taksës për fituesit më të lartë ka krijuar shpërqendrim nga paketa e zgjeruar e qeverisë dhe masat për trajtimin e krizës energjetike, si dhe për të ulur taksat në një shkallë më të gjerë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Veliaj shtron Iftar për besimtarët dhe krerët e komunitetit mysliman: Të sillemi gjithmonë si në muajin e Ramazanit

Veliaj shtron Iftar për besimtarët dhe krerët e komunitetit mysliman: Të sillemi gjithmonë si në muajin e Ramazanit