
Në bisedat e zbardhura nga SkyECC mes anëtarëve të grupit me Rexheo Rrajën, njëri prej tyre për t’i vërtetuar se droga ishte ngarkuar në kamion i tregonte me foto kutitë e tij brenda në mjet. Por, Rexhep Rraja i thotë se nuk dëshironte fjalë koti, por i kërkon që ti japë detaje nëse në brendësi të kamionit kishte futur ndonjë sasi me lëndë narkotike, ndërsa ky i fundit ja pohon këtë gjë duke i dërguar me foto edhe materialin që është përdor për ambalazhimin e lëndës narkotike.
Pjesë nga biseda
Anëtari i paidentifikuar: Un me ta vertetu ty qe ty te mbushet menja te tregoj kutit e mija ma shume nuk te jap detaj
Rexhep Rraja: Jo jo, llafe kot s’du un. O plak Mthe per mbrem ose sot. Mjep detaje. Ti ke gjona mren edhe duhet tkesh detaje po pate gjona. Jo plak ke humb bastin, se ke bo bastin kështu. Pse jan vecant tujat, si jan vecant
Anëtari i paidentifikuar: A i ke dorzu ti
Rexhep Rraja: Un sa isha ke kamioni, tu e pa. Ti mthe kamion serb kamioni alla shqiptarçe. Po a ke fut mall o plak Mthuj detajet, se i din, t’kam bo be si them kujt
Lajmi kryesor:
DOSJA/ Rexhep Rraja 'koka' e grupit të trafikut të drogës, si u kapën 236 kg kanabis në Turqi! Bisedat në SkyECC: Dikush na ka tradhtuar












