Llakaj reciton vargjet erotike
të Olldashit te “Kënga Magjike”

Llakaj reciton vargjet erotike<br />të Olldashit te “Kënga Magjike”
Ditën e djeshme në spektaklin Kënga Magjike që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, nuk mungoi as humori. Prezenca e aktores së telenovelës Gymysh ka qenë një ndër suprizat e spektaklit. Por edhe personazhi Teri, i cili hyri në skenë duke i kërkuar Ardit Gjebresë të martohej me Gymyshin ka ngjallur shumë hilaritet në sallë. Ai duke luajtur skeçin e vet, i ka recituar aktores Gymysh vargjet e poezisë erotike të Ministrit të Transporteve Sokol Olldashit, që janë publikuar në gazetën “Shqiptarja.com”.

“Do ti recitoj Gymyshit një poezi, I thotë Llakaj, Ardit Gjebresë gjatë spektaklit”.
Cfarë poezie? E pyet Arditi
“Mos u merakos e dashur
Nëse do kem uri
Gjoksin tënd do të hamë
Njërin unë e tjetrin ti…”

Vargjet e recituara nga Agron Llakaj shkaktuan hilaritet dhe të qeshura në sallë, edhe pse Llakaj nuk e përmendi që autori i këtyre vargjeve ishte ministri Sokol Olldashi.

I pyetur nga “Shqiptarja.com” , Agron Llakaj tregon sesi përzgjodhi këto vargje...

Zoti Llakaj, si i përzgjodhët vargjet e kësaj poezie?
Si i përzgjodha? Që kur ka dalë gazeta “Shqiptarja.com” unë jam një ndër lexuesit tuaj më të rregullt. Njoh stafin, më pëlqen profesionalizmi dhe paanshmëria që po tregoni gjatë gjithë këtyre ditëve. Dhe jam lexuesi përditshëm i Gazetës Shqiptarja.com. Ajo që më bën përshtypje në gazetën tuaj, është se ju nuk jeni të varur në litar, pra që do të thotë, deri tani është një media shumë profesionale.

Dmth, ju lexuat vargjet e poezisë erotike të ministrit në Shqiptarja.com. Po si ju shkoi mendja që të bënit humor me to?
Tani, Olldashi duhet ti ketë shkruar këto vargje në rininë e tij të hershme, atëherë kur vërtet duhet të ketë pasur uri (qesh…). Ato vargje mund të kishin makabritet Brenda, por që kur ministri vendosi ti publikonte, atëherë sigurisht kjo kishte edhe pjesën e vet dhe i përzgjodha pa shumë problem.

Dhe ju nuk e mbaruat?
Në fakt, në skenar po mendoja se nëse Gymyshi do të dilte në skenë, pas strofës së parë ku i thosha se gjoksin tënd do hamë njërin unë e tjetrin ti, do të vazhdoja edhe më tej.

Ato vargjet që ishin “dhe nëse nuk do jemi ngopur, kofshën tënde të bardhë….etj etj”. Pra poezia në vetvete ta krijonte këtë mundësi. Gjithsesi, Gymyshi nuk e kuptoi, dhe gjithcka kaloi pa i lexuar vargjet e tjera, edhe pse u mor vesh se për cilat vargje bëhet fjalë.
Unë gjithsesi, i uroj suksese gazetës “Shqiptarja.com” dhe shoh se përditë e më shumë, ka gjëra të reja që mund ti shohësh vetëm në këtë gazetë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së