TIRANË - Korrupsioni dhe marrja e rryshfetit nga prokurorët për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve ekziston, pasi perceptimi i publikut nuk është krijuar nga asgjëja. Në këtë mënyrë kryeprokurori Adriatik Llalla i është drejtuar vartësve të tij në mbledhjen e Këshillit të Prokurorëve në të cilin u zgjodhën 5 anëtarë të rinj mes tyre prokurorët Ramadan Troci, Arben Dollapaj, Dritan Peka Irma Balli dhe Gentian Osmani. .
“Qytetarët e kanë shqetësim se në shumë raste nuk gjejnë zgjidhjen e duhur në dyert e prokurorisë. Madje, ka raste ku pretendojnë se përfundimi i hetimeve nga prokurorë të ndryshëm bazohet në vlera financiare të dhëna në formë ryshfeti. E ritheksoj, personalisht jam i prirur të flasë vetëm në bazë të fakteve. Por, në këtë periudhë që po drejtoj Prokurorinë Shqiptare, janë nën hetim ose gjykim vetëm dy prokurorë për çështje korrupsioni ose fshehje pasurie”, mësohet të jetë shprehur Llalla në takim me vartësit e tij.
Redaksia Online
(Gre.M/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com