TIRANE - Gjatë analizës vjetore të KLSH nuk ka kaluar pa u komentuar cështja e arrestimit të ish-ministrit Ksera. Kryeprokurori Adriatik Llalla tha në fjalën e tij se falë punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit u bë i mundur arrestimi i Kserës.
Mbi bazën e kallezimive te Kontrollit të Lartë të shtetit, prokuroria nisi hetimet për shpërdorim detyre për ish ministrin Spiro Ksera, të cilat u finalizuan me prangosjen dhe nxjerrjen para drejtësisë së ish ministrit. Ky fakt është konfirmuar nga Kryeprokurori, Adriatik Lllalla ku ndër të tjera vlerësoi punën e këtij intitucioni në luftën kundër korrupsionit
"Mbi bazën e kallëzimit të Kontrollit të lartë të shtetit dhe veprimeve të shumta hetimore të kryera nga prokuroria u krijuan dyshime të bazuara në prova se ish-ministri i Punës i Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta si dhe zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie kishin kryer veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës dhe për këtë arsye dhe u arrestuan. Prokuroria e vlerëson Kontrollin e lartë të shtetit se ka kapacitetin e duhur për të dhënë kontribut edhe më të madh përsa i përket luftës ndaj korrupsionit në nivelet e larta të administratës shtetërore. Të gjithë institucionet shtetërore kanë detyrimin ligjor dhe moral përpara opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë për të dëshmuar se askush nuk është i paprekshëm", u shpreh Llalla.
Ndërkohë ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke vlerësuar punën e KLSH-së, theksoi se kush arrestohet për shkelje të ligjit nuk mund të vijojë të jetë më nëpunës publik.
"Rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit të jenë të zbatueshme në kuptimin e masës disiplinore sepse në çdo shoqëri ka një moral dhe morali i zbatimit të ligjit është i padiskutueshëm. Drejtësia popullore thoshte që çfarë thotë populli bën partia, ka rënë ky sistem nuk ekziston. Sot është drejtësia ligji dhe në bazë të ligjit mund të hysh ose jo në burg por ama edhe kur nuk hyn në burg nuk mund të jesh nëpunës publik nëse kapesh në shkelje të ligjit", tha Manjani.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com