EKSKLUZIVE - Ndërprerja e Vettingut për ish-prokurorin e përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj, për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, është i pa arsyetuar.
I pyetur nga
Report TV për këto dy raste, Operacioni dha këtë përgjigje përmes email-it: “
Është e saktë që një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-Prokurori i Përgjithshëm kanë dhënë dorëheqjen. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ende nuk ka dhënë një vendim të arsyetuar sipas Aneksit B, neni G i Kushtetutës dhe Ligjit të Vettingut për rastin e tyre”.
I pyetur nga
Report TV nëse ata që dorëhiqen në mes të rivlerësimit duhet apo jo të shpëtojnë nga Vettingu, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit thotë se nëse nga dosjet e tyre dalin dyshime, ato duhet të përcillen pranë organeve kompetente hetuese. “
Qëllimi i vettingut nuk është që të zhvillojë procedura penale, por, siç parashikohet në nenin 1 të ligjit të verifikimit, është garantimi i funksionimit të duhur të sundimit të ligjit dhe pavarësisë së vërtetë të sistemit gjyqësor.
Prandaj procesi synon të pastrojë sistemin nga magjistratët që nuk i përmbushin standardet e funksioneve të tyre. Nëse sjellja e një subjekti apo (ish)subjekti të rivlerësimit sjell dyshime për vepra penale, dosjet e tyre përkatëse mund të përcillen përmes kanaleve të përshtatshme, siç parashikohet në legjislacionin shqiptar”.
![kavalera per report tv](http://www.shqiptarja.com/foto/326654.jpg)
(Përgjigjet e ONM për gazetaren Esiona Konomi)Deri më tani, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar shkurtimisht ndërprerjen e Vettingut për dy të dorëhequrit, por nuk ka dhënë informacion, nëse gjatë vlerësimit të dosjeve të tyre, ka gjetur apo jo elementë të dyshimtë që mund të jenë objekt i Prokurorisë apo organeve të tjera ligjzbatuese, siç mund të jetë pasuria e pajustifikuar, apo kontaktet me persona të papërshtatshëm gjatë ushtrimit të detyrës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
10.4%
Vota total: 7092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Jemi në kontakte me KFOR për të marrë helikopterët e tyre
30 Korrik, 20:15
-
Miratimi i ndryshimeve në qeveri, Basha: Deputetët e PD, shfaqje të dala boje! Teatri i sotëm ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha
30 Korrik, 20:12
-
Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri
30 Korrik, 20:01
-
Spahiu godet aleancat e Berishës: Ti lësh grekëve Himarën, është sikur Albin Kurti ti lërë serbëve Mitrovicën
30 Korrik, 19:41
-
VIDEO/ Ikni, o çfarë katastrofe! Momenti kur zjarri rrezikon jetën e zjarrfikësve! Momentet dramatike tek Rana e Hedhun
30 Korrik, 19:41
-
Spahiu: Berisha gënjeu për paktin me Ramën/ Gjykata Kushtetuese kërkoi lista të hapura! Ata të dy i mbyllën
30 Korrik, 19:35
-
Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Guras në Pogradec, forcat zjarrfikëse dhe banorët 'në luftë' me flakët
30 Korrik, 19:27
-
Shpërthen Spahiu: Pas fushatës antishqiptare me plazhe bosh, e njëjta “dorë” po i vë zjarrin bregdetit
30 Korrik, 19:21
-
Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Apeli kthen për rigjykim çështjen e Kristian Boçit e 6 të tjerëve
30 Korrik, 19:01
-
VIDEO/ Dy avionë canadair nga Italia në Shëngjin, ndërhyjnë për të shuar flakët! Momenti kur furnizohen me ujë në Adriatik
30 Korrik, 19:00
-
Zjarri në Shëngjin, OSHEE stakon energjinë elektrike tek Rana e Hedhun
30 Korrik, 18:55
-
Deputeti opozitar përdhos parlamentin, vendos këmbët mbi tavolinë teksa pritej të votohej për kryeparlamentaren
30 Korrik, 18:48