TIRANE - Adriatik Llalla, i dekretuar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, mori votat e mjaftueshme dje në Kuvend. Me 75 vota pro Llalla u emërua si pasuesi i Ina Ramës.
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli nuk mori pjesë në votimin e tij, ç`ka bëri të duket haptazi qëndrimi i saj për kryeprokurorin e ri. Ndërkohë që mazhoranca i dha votat pro dekretit të propozuar nga Presidenti. Kryeprokurori i ri mori edhe votën e deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, ndërsa opozita zgjodhi abstenim, me argumentin që ka shprehur se procesi është antikushtetues.
Ndryshe nga sa ishte shprehur më parë deputeti socialist Tom Doshi, i cili njëherësh doli kundër vendimit të partisë për të votuar pro kandidaturës së Llallës, nuk ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit gjatë momentin të votimit.
KOMISIONI I LIGJEVE KALOI DEKRETIN VETEM ME MAZHORANCEN
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut kaloi të enjten (6 dhjetor) vetëm me votat e mazhorancës dekretin e Presidentit Bujar Nishani. Anëtarët socialistë të komisionit abstenuan duke e deklaruar “antikushtetues” dekretin e kreut të shtetit. Përpara deputetëve të komisionit ligjor, Adriatik Llalla tha se sfidë mbetet rritja e besimit të qytetarëve te prokuroria dhe lufta e korrupsionit në radhët e prokurorisë.
TOM DOSHI PATI THENE SE DO VOTONTE PRO, SOT NUK MORI PJESE NE VOTIM
Tom Doshi, deputeti i Partisë Socialiste, doli kundër vendimit të Grupit Parlamentar (4 dhjetor) lidhur me procesin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ai u shpreh atë ditë për televizionin A1 Report se do të votonte në Kuvend pro kandidaturës së Adriatik Llallës si Kryeprokuror. Me argumentin se Llalla është një profesionist dhe jurist i pavarur, deputeti socialist Tom Doshi doli kundër vendimit të marrë nga grupi i Partisë Socialiste, për të abstenuar dekretin e Presidentit që emëron Adriatik Llallën në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, ashtu siç edhe veproi sot në Kuvend.
DEKRETI I PRESIDENTIT ME 3 DHJETOR
Më 3 dhjetor Presidenti Nishani dekretoi Adriatik Llallën në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës. Adriatik Llalla, më parë ka mbajtur postin e kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Pasi mori kandidaturën për postin e kryeprokurorit shpresoi edhe në votën e opozitës. Ai do të udhëheqë organin e akuzës së Shqipërisë për pesë vitet e ardhshme.
Redaksia Online
(Lajmi u publikua ne 20:50 të 7 dhjetorit dhe u përditësua më 07:30 të 8 dhjetorit)
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com