Llalla kundër PD-së: Aferën e
CEZ e hetoj vetëm unë, ja letra

Llalla kundër PD-së: Aferën e<br />CEZ e hetoj vetëm unë, ja letra
TIRANE-  Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një letër Kuvendit të Shqipërisë, ku rreshton arsyet se hetimi për aferën e CEZ duhet të bëhet vetëm nga ky organ. Në letrën dërguar kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, kryeprokurori Adriatik Llalla shprehet se mundësia e një hetimi të huaj për këtë çështje është në shkelje të Kushtetutës, teksa shton se ky organ i ka kapacitetet e duhura. Sipas tij, akti themeltar i shtetit, ja njeh të drejtën e hetimit në Republikën e Shqipërisë vetëm organit të drejtuar nga Llalla.

“Në përgjigje të shkresës suaj, me anë të së cilës kërkohet mendim për projektligjin “Për lejimin e hetimit të pavarur mbi akuzat publike të ngritura mbi çështjen “CEZ Shpërndarje SHA”, Prokuroria shprehet në parim kundër projektligjit të propozuar”- thuhet në shkresën e Llallës.

Prokurori i Përgjithshëm rendit arsyet e këtij qëndrimi, duke e nisur së pari me respektimin e Kushtetutës.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike