Llalla takim me kreun e SHISH
Vrasja e Santos, në 14 sekonda 

TIRANE - 48 orë pas atentatit ndaj bankierit Artan Santo, hetimet vazhdojnë të jenë dinamike ndërsa prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune ka zhvilluar një takim me strukturat e posaçme të hetimit që po merren me zbardhjen e vrasjes duke vendosur në dispozicion të tyre të gjithë asistencën e nevojshme dhe për metodat speciale të hetimit.

Pak minuta pas këtij takimi kreyprokurori Llalla ka pritur në zyrën e tij dhe kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajzi, i cili ka dorëzuar një dosje me informacione të vlefshme për hetimin në lidhje me personat e dyshuar të përfshirë në këtë atentat.

Burime për A1Report nga Prokuroria e Përgjithshme bënë me dije se për sa i përket hetimeve deri në këto momente pista kryesore mbetet ajo e transaksioneve bankare, të cilat kalonin nëpërmjet bankës Credins, e pikërisht për të hetuar mbi këto procedura është caktuar dhe një prokuror i Task-Forcës.

adriatik llalla me logo

Po të njëjtat burime bënë me dije se është përpiluar një listë me 50 persona që do të merren në pyetje në lidhje me vrasjen, përfshi këtu dhe ortakët, të njohurit, familjarët por dhe personat që Santo ka mbajtur kontakte të drejtëpërdrejta nga pozicioni i drejtorit në bankën Credins.

Ndërsa ndër personat e pyetur për ngjarjen në këto momente, veç të shoqëruarve nga Policia e Shtetit, janë dhe dy veta që ndodhen me masën e sigurisë arrest me burg, e bëhet fjalë për Kujtim Çelën vëllain e Gëzim Çelës të shpallur në kërkim si kreu i një organizate të trafikut të narkotikëve të goditur nga policia pak kohë më parë, si dhe Astrit Bushin.

visho ajazi me logo
(Në foto: Kreu i SHISH Visho Ajazi, (me xhaketë të zezë) pas takimit me kryeprokurorin Adriatik Llalla)

Njëherëzi njësia e posaçme hetimore ka dhënë dritën jeshile për vendosjen në përgjim të një numri të konsiderueshëm personash, mes tyre dhe disa shtetas të huaj, të cilët janë të dyshuar si të implikuar me ngjarjen.

Nga kamerat e sigurisë të cilat kanë filmuar të gjithë ngjarjen ka rezultuar se vrasja ka ndodhur në 14 sekonda, ndërsa dëshmia e personave okuluarë ka faktuar se vrasësit janë shqiptarë pasi ata kanë komunikuar gjatë krimit duke kërcënuar rojen e bankës dhe policin rrugor në gjuhën shqipe, bëjnë me dije hetuesit.
 
motori
(Në foto: Autorët e vrasjes në orën 8:20 pranë zonës ku banon familja e Artan Santo)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët

'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët