TIRANE- Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla tha se për zbardhjen e elementëve të hetimit për 21 janarin ka angazhim të plotë hetimor dhe se pak javë më parë u zhvilluan analiza të detajuara në bashkëpunim me Policinë e Shtetit të karakterizuara nga vullneti i përbashkët për të arritur në përgjegjës konkretë. Llalla e ndau në “dimensione” çështjen e “21 Janarit” të 2011, kur gjatë protestës së opozitës humbën jetën katër persona të pafajshëm.
“Me të drejtë” partnerët kanë ngritur shqetësim për çështje që duhet t’i jepet zgjidhje nga institucionet, duke theksuar se një nga pikat që përmendet më shumë nga të gjitha është ajo e “21 Janarit”, që siç veçoi “është një çështje komplekse dhe ka disa dimensione”: Së pari; një pjesë e hetimit, ajo që ka dhe të akuzuar konkret, është dërguar për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Së dyti; për personat e akuzuar si organizatorë të protestës së “21 Janarit” është pushuar çështja për shkak të amnistisë së vitit 2012. Së treti; pjesa më e rëndësishme, janë faktet e pazbardhura për njërën prej vrasjeve dhe veprimeve arbitrare të ushtruara nga ana e policisë kundër protestuesve”, tha Llalla.
Shkrimi u publikua sot (21.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com