Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv kërkoi nga SHBA që çështja e Adriatik Llallës të zbardhet sa më shpejt për të mësuar se cila ka qenë arsyeja konkrete që i është ndaluar hyrja. Ai tha se nëse ka një akuzë për korrupsion ndaj Llallës, të zbardhet se cilin ka mbrojtur ish-kryeprokurori.
“Zbardhja e çështjes është me rëndësi dhe jo hyn apo nuk hyn Llalla në SHBA. Presim me padurim se cili ka qenë argumenti. Nëse ka qenë akuzë për korrupsion, për cfarë është korruptuar dhe cilin ka mbrojtur? Ndonjë trafikant, njeri politik apo cfarë? Është hedhur një hap me rëndësi, por do të marrë formë kur të bëhen publike. Shpresoj që do të jenë publike” tha ai.
Ambasada duhet të japë shpjegim? “Jemi të interesuar të gjithë. Sot dimë që i është refuzuar viza nga ambasada këtu, por në rast se bëhet fjalë për korrupsion, ka interes më të madh se cfarë ka qenë shkak i korrupsionit dhe cilin ka mbrojtur?. Ne mbështesim, personalisht të gjithë presim se cilat janë veprat konkrete” deklaroi ai.
Vasili shpreh se tërheqja e Vasilit nga sistemi i drejtësisë nuk është diçka e re, pasi nuk është hera e parë që ndodh. “Nuk është rasti i vetëm ai i Llallës, ka shumë raste të tjera, edhe përpara tij ka pasur raste. Nuk merrem me argumentet e shumicës”. Deklaratat e shumicës se shpallja ‘non grata’ e Llallës nga SHBA është nisja e Vettingut, Vasili i cilëson si spekulime. “Kjo nuk ka lidhje, është spekulim, pasi cështja e Llallës ka lindur para se të niste Vettingu”.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.8%
-
Jo
49.7%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7463
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset! Do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri
30 Korrik, 22:51
-
Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar
30 Korrik, 22:45
-
Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
30 Korrik, 22:36
-
7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen
30 Korrik, 22:21
-
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'
30 Korrik, 22:15
-
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët
30 Korrik, 22:02
-
Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit
30 Korrik, 21:44
-
Dash Sula nuk përmbahet gjatë seancës plenare, hipën mbi tavolinë dhe u thërret kolegëve
30 Korrik, 21:29
-
Mero Baze: Për të qetësuar të 'egërsuarit' e sotëm të opozitës
30 Korrik, 21:18
-
Zbardhen emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS-së! Zgjidhet anëtare edhe Helena Kaçe, 'pasardhësja' e Ramës
30 Korrik, 21:11
-
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i varkës, Policia shpëton 6 persona
30 Korrik, 21:10
-
Sulmi izraelit në bastionin e Hezbollahut, humb jetën komandanti i lartë! Lëshohen raketa në veri të Izraelit
30 Korrik, 21:01