Një person është vënë në prangat e policisë së Tiranës ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim të kanabisit në ambiente të mbyllura.
Në saj të operacionit të koduar "PREVENTION”, në pranga ka rënë Xh.L, 25 vjeç nga Tirana ndërsa në kërkim janë shpallur D.A, V.A dhe F.S të tre banues në Tiranë.
Policia njofton se fillimisht ka marrë informacione se F.S në bashkëpunim me D.A, V.A dhe Xh.L kultivonin kanabis në kushte të mbyllura. Pa kontrolleve në dy garazhet e F.S ., të cilat kishin dalje në tunele (vendstrehime) , në Rrugën “Kongresi Manastirit" policia ka sekuestruar 242.6 gr lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, në doza të vogla, 1 kg e 125 gr lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, fishekë luftarakë, 1 peshore elektronike, 3 motoçikleta, 1 DVR, rreth 600 shishe vere të llojeve të ndryshme, si dhe pajisje të shumta, vegla pune elektrike të llojeve të ndryshme.
Ndërkohë i arrestuari dhe të shpallurit në kërkim akuzohen për 'prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike' kryer në bashkëpunim ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kontrabanda me mallra që kanë akcizë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Ndërkohë policia ka njoftuar se vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.