Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë një prononcimi për mediat pas analizës së zhvilluar me strukturat drejtuese të DVP Durrës dhe Komisariateve të kësaj Drejtorie ka deklarur se është diskutuar mbi 2 çështje, njëra për kultivim të kanabisit në këtë qark.
Këtu ai ka theksuar se 2020 shënon vitin e sukseseve më të mëdha në luftën kundër kanabisit, por shton se angazhimi për ta zhbërë këtë fenomen do të jetë më i madh në 2021.
"Sot zhvilluam një analizë në Drejtorinë Vendore të Qarkut Durrës, kryesisht me dy çështje në diskutim. E para, ishte ajo që lidhet me luftën kundër tentativave për kultivim të kanabisit në këtë qark. Bëmë bilancin e punës së këtij viti, si dhe filluam, si të thuash, operacionin e ri për vitin 2021, i cili do të jetë po ashtu një thellim i mëtejshëm i angazhimit tonë në luftën kundër kanabisit në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë. Por e filluam nga Durrësi për arsye se në Durrës, specifikisht në Krujë, kemi patur shqetësime kronike prej shumë kohësh. Ka ardhur koha që intensiteti i punës dhe i luftës së Policisë ndaj këtij fenomeni në këtë rajon, të thellohet në mënyrë që të zhbëhet përfundimisht ky fenomen nga Shqipëria dhe nga Qarku i Durrësit.
Dua të them që viti 2020 shënon vitin e angazhimit më të madh dhe të sukseseve më të mëdha në luftën kundër kanabisit. Kjo matet në dy tregues kryesorë: treguesi i parë kryesor është sasia që kapet në vendet e destinacionit tradicional, Itali, Greqi, sasi e cila ka zbritur në minimumet historike. Po them që vetëm në këtë vit janë kapur në Itali gjithsej 911 kilogram, nga sasira shumë të mëdha që janë kapur historikisht në këtë vend, po kështu edhe në vende të tjera. Megjithatë angazhimi ynë është që ky fenomen të zhbëhet në themel.
Ne duam që luftën e operacionin e ri të 2021 ta fillojmë tani. Do fillojë që tani në të gjithë vendin në mënyrë që të lirohen krahët e Policisë për të kryer edhe detyra të tjera, të cilat do të jenë të pashmangshme në kuadër të angazhimit të saj për garantimin e procesit zgjedhor në vitin 2021. Kjo ishte çështja e parë", tha ai.
Një tjetër pikë që është diskutuar në takim janë masat anti-COVID. Në dalje ministri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat dhe të kufizojë në maksimum ato lëvizje që nuk janë të domosdoshme.
"Çështja e dytë, diskutuam masat që kanë të bëjnë me luftën kundër-covid. Ende vazhdojmë të jemi në kulmin e një angazhimi të madh për të përballuar këtë pandemi. Policia e Shtetit është e angazhuar dhe do të jetë po ashtu në terren për të implementuar ato masa që janë përgjegjësi e saj.
Ndërkohë që unë gjej rastin t’u bëj thirrje qytetarëve për bashkëpunim. Është me rëndësi jetike që këtë sakrificë të madhe që kemi bërë të gjithë së bashku përgjatë muajve të këtij viti, ta vazhdojmë edhe në këtë periudhë të mbetur e cila po shkurtohet, besojmë të gjithë që po shkurtohet periudha që ka mbetur e luftës, por është me rëndësi që të mos lëshojmë tempin e angazhimit tonë në këtë front shumë të rëndësishëm.
Është me rëndësi që çdo qytetar të bëjë pjesën e tij, të kufizojë në maksimum ato lëvizje që nuk janë të domosdoshme; të rinj dhe të reja, të moshuar dhe gjithë të tjerët, duhet të kufizojnë maksimalisht daljet e panevojshme, në mënyrë që të reduktojmë sa më shumë rriskun e përhapjes së mëtejshme të infektimit", shtoi ai.
Ore ca ste pelqeu pjesa qe te lashe apo do akoma per dashnoret
PërgjigjuHihiiiiiiii akoma sjane bere te 40 e komisariatit te vlores dhe himares o derzi u shkrine pa asnje deklerate nga ana juaj u kapen jo si neglizhues qe kerkonit ta shisnit ju por si garant te mbarvajtjes deri ne korrje, u bere mut rezil per nje cope ministri sikur ne shqiperi te ishte virtyt, me e keqja eshte se kete mut po e mbron me zell
Përgjigjuhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa, as benny hill nuk bn me shum me qesh se ky shtet pacavure
Përgjigjuhaha po ikk o llesh, ik o palle sukseset ti i ke ne mendjen tende o i deshtuar
Përgjigju