Turizmi, lufta kundër kanabisit dhe kriminaliteti ishin në fokus të takimit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj me autoritetet vendore në Shkodër. Ministri ka folur me tone të ashpra duke thënë se Shkodra ka trashëguar një situatë jo të mirë të kriminalitetit.
"Nuk i kuptoj disa vendime qe nxjerrin të lirë eksponentë krimi që janë të evidentuar", është shprehur ministri Lleshaj.
Në lidhje me situatën e kanabisit, ministri tha se vlerëson informacionet e dhëna, ndërsa vuri ultimatum se deri në fund të qershorit duhet të deklarohet se qarku është i pastër nga kanabisi.
Po ashtu ministri Sandër Lleshaj tha se nuk duhet të ketë ndërtime pa leje. Kush do të konstatohet-u shpreh ministri- do të procedohet me ligj.
Të pranishëm ishin drejtori i policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kreu i IKMT, Dallëndyshe Bici, por edhe kryetarja e bashkisë së Shkodër, Voltana Ademi.