SHKODËR - Kreu i LSI-se Ilir Meta prezantoi kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Evropiane për Bashkinë e Vaut të Dejes. Meta u beri thirrje qytetareve te votojne per Gjoke Lleshin duke i sjelle ne kujtese atyre situaten ku e gjeti mazhoranca vendin si pasoje e keqqeverisjes se djathte.
“I gjithë buxheti i shtetit u shkri përpara dy vjetësh dhe këtë nuk duhet ta harrojmë. Çdo qeveri ka problemet dhe vështirësitë e veta por kjo mazhorancë po ecën në drejtimin e duhur”, tha Meta.
Sipas kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, me reformën territoriale aktuale pushteti vendor do të jetë më pranë komuniteteve. Kjo reformë historike sipas tij do të sjellë një perspektivë të re për zonën që nga ujësjellësi, infrastruktura, zhvillimi i agronomisë dhe bujqësisë.
Bashkë me Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, Meta u ka bërë thirrje banorëve të zonës që të mbështesin kandidatin e ASHE-së për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre. Kryetari i Kuvendit ka shprehur bindjen se mazhoranca aktuale do të rikonfirmohet bindshëm edhe në 21 qershor duke zgjedhur atë që ai e quan “drejtimi i duhur”, pjesë e sloganit të tyre elektoral.
“Ju duhet te votoni për kandidatet e ASHE për të zgjedhur hallet dhe problemet tuaja. Kjo është një mazhorancë që do rikonfirmohet bindshëm në këto zgjedhje. Shqipëria është në drejtimin e duhur. Ju do të bëni të mundur që ne të bëjmë më tepër për të ndihmuar komunitetin”, u shpreh Meta.
Vetë Lleshi premtoi se me ardhjen e tij në krye të bashkisë, dy investimet e para do të jenë në ujësjellës dhe kanalet kulluese. Gjokë Lleshi ka përballë në këtë garë kryetarin aktual të komunës Bushat Zef Hilën. Ndërsa ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj këtë takim elektoral e shfrytëzoi për të përmendur sipas tij arritjet që shëndetësia ka patur nën drejtimin e tij.
Redaksia Online
(b.p/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39.4%
-
Të gabuar
54.4%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 7458
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Teatri Shëtitës ‘Çajupi’ vjen tek Skampa në Elbasan me premierën ‘Agnesa e Zotit’
5 Tetor, 21:26
-
Projekti i NASA-s, 60 të rinj shqiptarë testohen në Korçë! 17-vjeçari me medalje të artë në AI: Punova 7 vite
5 Tetor, 21:12
-
Ylli Pata: Sekretet që fsheh Berisha për 7 tetorin
5 Tetor, 21:03
-
Jo vetëm goli, Kumbulla shkëlqen në duele dhe minuta në fushë! Notë e lartë për shqiptarin në La Liga
5 Tetor, 20:46
-
Bum kërkesash për kredi, por rekord refuzimesh nga bankat! 1 në 4 aplikime nuk pranohet
5 Tetor, 20:38
-
Vlora e tradhëtuar
5 Tetor, 20:34
-
Vlorë/ Përmirësohet situata gjatë pasdites, largohet uji nga rrugët! Problem mbetet balta dhe inertet
5 Tetor, 20:30
-
Pogradec/ Aksidentoi për vdekje mbrëmjen e djeshme 40 vjeçarin, arrestohet drejtuesi i automjetit
5 Tetor, 20:24
-
Mjekja estetiste: Kujdesuni për lëkurën tuaj periodikisht jo me sezone
5 Tetor, 20:15
-
Këshilluesja e gjidhënies Zamira Bolan: Ja kur është momenti më i mirë për të shkëputur gjirin
5 Tetor, 20:12
-
Përmbytjet/ Çuçi viziton Hidrovorin e Vlorës: Do shohim çfarë çedoi! Bashkia do ndërhyjë tek ndërtime pa leje mbi kolektorë
5 Tetor, 20:02
-
Përmbytjet në Vlorë/ Kanali i ujërave të larta shkaktoi dëme, Report Tv sjell pamje nga lagja Karabash ku duket ndotja dhe dëmtimi i kanalit
5 Tetor, 19:49