TIRANE- Me vendimin e qeverisë për vendosjen e pagës së referencës që do të shërbejë për llogaritjen e kontributeve të sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për të 23 profesionet e lira ka ndryshuar dhe shuma që duhet të paguajnë. “Shqiptarja.com” ka përllogaritur për të gjitha kategoritë shumën që do të paguhet duke nisur nga muaji janar. Ndërsa tatimorët do të pranojnë deklarimet e këtyre bizneseve vetëm në bazë të rillogaritjes së re. Në të kundërt, organet tatimore do të bëjnë rivlerësimin e të gjithë deklarimeve, duke faturuar më pas dhe shumën e papaguar.
Sipas të dhënave, në Tiranë, shuma minimale që do të paguhet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore do të jetë 13807 lekë dhe i përket përkthyesve, ndërsa maksimalja i përket IT në shumën 23443 lekë në muaj. Pas Tiranës janë qytetet e kategorisë së dytë që do të kenë faturën më të lartë për të paguar.
/Shqiptarja.com