LLOGARA – Reshjet e dendura të dëborës, të cilat prej ditësh kanë përfshirë vendin kanë bllokuar kalimin për në Jug të vendit. Qafa e Llogarasë prej disa orësh është e bllokuar për shkak të dëborës së dendur. Me mbërritjen e mjeteve borëpastruese ka nisur puna për hapjen e rrugës, ndërkohë që policia rrugore ka ndaluar kalimin e të gjitha automjeteve, të cilat nuk janë të pajisura me zinxhirë. Era dhe temperaturat e ulta gjatë natës kanë vështirësuar punën për ta bërë këtë aks rrugor të kalueshëm.
Kësisoj, automjetet që lëvizin nga Vlora drejt Sarandës dhe anasjelltas kanë ndaluar dhe prej disa orësh po presin largimin e borëpastrueseve.