Llogaridhënia, Balla thirrje opozitës: Duhet të bashkoheni me ne për ...

Llogaridhënia, Balla thirrje opozitës: Duhet të bashkoheni me ne për ...

Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, i kanë dhënë përgjigje një për shqetësimeve dhe ankesave të banorëve.

Gjatë turit të llogaridhënies para banorëve të Njësisë Administrative Orenjë, Balla solli edhe njëherë në vëmendje çështjen e rëndësishme të Reformës në Drejtësi.

Një gjyqtar dhe një prokuror sot dolën përpara vettingut. Nëse do ta kalojnë apo jo, kjo është çështje e tyre, por e rëndësishme është që ne i qëndruam besnikë angazhimit që morëm para një viti që ne do ta cojmë vettingun deri në fund.

Efekti i parë i reformës në drejtësi është se sot nuk guxon më njeri të marrë para për të dhënë drejtësi. E dyta është ajo që po luftojmë të gjithë, është hapja e negociatave. Ne do të kishim dashur që në këtë proces të kishim edhe opozitën për të lobuar së bashku për hapjen e negociatave.

Do të ishte që opozita të ishte me ne për të kërkuar hapjen e negociatave, sepse nga hapja e negociatave nuk përfiton PS, por përfitojnë shqiptarët.

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS

Edhe Ministrja Qato në të njëjtën linjë theksoi rëndësinë e hapjes së negociatave dhe rolin e madh që ka pasur Reforma në Drejtësi në këtë drejtim:

Dy arritjet kryesore të këtij mandati qeverisës, që vijnë si pasojë e një pune të madhe gjatë mandatit të kaluar, është rekomandimi pozitiv për celjen e negociatave. Ky rekomandim nuk do të kishte ardhur nëse mandatin e kaluar nuk do të kishte ndodhur i gjithë ai proces i Reformës në Drejtësi.

Nëse sot Europa dhe të gjitha shtetet anëtare nuk do të kishin parë se si do të jetësohej nga dita në ditë kjo Reformë në Drejtësi, duke cmontuar nga pallati i drejtësisë të gjitha ata që nuk kanë dhënë drejtësi në këto 25 vite demokraci, nuk do të kishin dhënë mendimin e tyre pozitiv.

Ministrja Sonila Qato

Menjëherë hyri në rrugën e zgjidhjes shqetësimi kryesor i këtij komuniteti për mjekun që nuk paraqitej në punë. Balla deklaroi se shqetësimi iu përcoll menjëherë Ministres Manastirliu dhe se zgjidhja do të jepet që nesër në mëngjes. Një mjeke e re do të marrë detyrën për ta kryer me përpikëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasonci: 07/06/2018 01:23

    O idjot nuk ka gjerman qe merret me ty ed Rama HUMB shume Me ty si kryetar I grupit parlamentare te PS Llogjika jote eshte njelloj si I nje 15 vjecari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën