Llogaridhënia/ Gjonaj në Gjirokastër: Dëmshpërblim për rrugën Kardhiq-Delvinë, fund katrahurës me pronat

Ministrja Gjonaj u ka dhënë një lajm të mirë banorëve të fshatrave Fushë Bardhë dhe Zhulat në qarkun e Gjirokastrës, tokat e të cilëve do të preken nga ndërtimi i rrugës Kardhiq Delvinë.

Gjatë një takimi të zhvilluar në kuadër të turit të llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam” në Njësinë Administrative Cepo, ministrja Gjonaj ka deklaruar se javën e ardhshme do të nisë regjistrimi fillestar i tokës në fshatrat Fushë Bardhë dhe Zhulat duke bërë kështu të mundur që ata të përfitojnë dëmshpërblimet si rrjedhim i ndërtimit të rrugës Kardhiq – Delvinë që do të kalojë nga pronat e tyre.

Për fshatrat Fushë Bardhë dhe Zhulat, të cilat nuk kanë regjistrim fillestar, ose ashtu siç shpesh herë e kemi dëgjuar në zhargonin e përditshëm që nuk ndodhen në hartë, është një proces të cilin ne do ta marrim përsipër për ta filluar sa më shpejt dhe për ta përfunduar të paktën brenda një viti, me qëllim që edhe kur të fillojnë shpronësimet për efekt të rrugës ato toka të jenë njëherë e mirë të zgjidhura për sa i përket titullit të pronësisë. Ky është një premtim që së bashku me deputetin e zonës dhe së bashku me drejtorët që janë prezent këtu ne po ua bëjmë të ditur për t’u thënë që ky është një proces që ne do ta marrim përsipër dhe do ta fillojmë shumë shpejt.

Etilda Gjonaj, ministre

Ministrja Gjonaj ka zhvilluar takime me banorët e njësive administrative Lunxhëri dhe Cepo, në qarkun e Gjirokastrës, me të cilët ka diskutuar për problemet e pronësisë së tokës, investimet në infrastrukturë, legalizimet dhe një sërë çështjesh që lidheshin me menaxhimin e qeverisjes vendore.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë masash për të përmirësuar shërbimet, për të përmirësuar investimet, për të zgjidhur një herë e mirë disa probleme që kanë të bëjnë me çështjen dhe menaxhimin e tokës, për të zgjidhur një herë e mirë çështjen e miradministrimit dhe investimeve të ujit dhe njëkohësisht çështjen e punësimit.

Etilda Gjonaj, ministre

Ministrja i ka siguruar banorët e të dy njësive administrative se me reformën e thellë që ka ndërmarrë, Qeveria synon ti japë fund katrahurës që është krijuar në 27 vjet me pronat e tyre.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zeqo: 01/07/2018 22:23

    Shyqyr nje minister qe ka deshiren per te zgjidhur problemet e pronave qe na cmenden. Pergezime

    Përgjigju
  • Gsjsnsj: 01/07/2018 22:07

    Shyqyr nje lajm i mire. Kur ka deshire dhe vullnet per pune gjithmon gjendet zgjidhja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja