'Llogaridhënia', Xhaçka në Mat: S’ka imunitet politik për ata që s’u përgjigjen qytetarëve

Bashkia Burrel ka qenë ndalesa e rradhës e Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë turit të llogaridhënies publike të qeverisë. Në takimin me banorë të Njësisë Administrative të Ulzës, Ministrja Xhaçka tha se nuk ka imunitet politik kur bëhet fjalë për cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

“Pritshmëritë për ne janë vërtetë shumë të larta, sepse njerëzit që na kanë votuar dhe besuar që të qeverisim vetëm, na kanë dhënë përgjegjësinë për të bërë të vërtetë të gjithë ato premtime apo atë vizion qeverisës që ne kemi ndarë me ta, por nga ana tjetër edhe përgjegjësia është e gjitha e jona , nuk kemi me kë e ndajmë, për ato gjëra që nuk i bëjmë ashtu si duhet, apo që nuk arrijmë ti bëjmë dot.Kjo është arsyeja se përse këtë gjashtë mujor, përveçse e kemi bërë analizë, si ministra me kryeministrin apo si anëtarë të një qeverie të PS-së me grupin tonë parlamentar, kemi vendosur që ta zbresim në terren atje ku është forca jonë edhe atje ku është thelbi i punë që bëjmë, tek njerëzit, për të komunikuar me gjithë secilin për gjithçka sa kemi bërë. 

Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes

Duke u ndaluar nëprojektet e qeverisë për më shumë investime në këtë zonë, Ministrja tha që puna e mirë e bërë deri tani do të vijojë më tej, kryesisht në promovimin e vlerave turistike të zonës.

Ulza është një vend shumë i bukur, ka një ambicie vërtetë shumë të sinqertë të shumë aktorëve, përfshi edhe kryeministrin për më shumë projekte, për më shumë investime për ta bërë më atraktive për turizimin. Është një projekt shumë i bukur për të bërë shëtitoren e liqenit, për ta bërë liqenin një vend vërtetë turistik, të lundrueshëm, me shumë aspekte për një turizëm më atraktiv për zonën.

Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes

Në bashkëbisedimin me banorët e Njësisë Administrative Baz, ministrja Xhaçka i inkurajoi që të gjitha shqetësimet e tyre t’i shprehin nëpërmjet portalit për bashkëqeverisjen.

Shumë prej jush, jo vetëm këtu, por në të gjithë Shqipërinë keni hasur probleme në zyrat ku kërkoni të merrni shërbime, sepse nuk gjeni dot zgjidhje atje. Ne e kemi zgjidhur me portalin e bashkëqeverisjes, ku çdo drejtori, çdo ministri deri edhe kryeministri njihet me problemet e gjithësecilit dhe u jep zgjidhje brenda 10 ditëve. Çdo ankesë që futet në portal dhe për këtë ju mund të keni ndihmën e zyrave tona që janë ngritur në Burrel, ndaj është shumë e rëndësishme që të kërkoni të drejtën tuaj për një shërbim më të mirë, përmes këtij portali. 

Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 111: 09/05/2018 12:05

    Llafe keni se asgje spo beni,ti nuk ishe ne gjendje te ndertoje jeten tende vajte more burrin e martuar per bashkeshort, do rregullosh Matin.

    Përgjigju
  • hermir: 09/05/2018 12:03

    Sic premtove ne fushate ne njesine nr 3 qe erdhe bere fushate, dhe tani nuk hap telefonin, jeni bo mjeshtra te mashtrimit, ska kush i ngre njerezit se do e shifnit mire ju si do perfundonit, plehra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit