Llogaridhënia publike, Xhaçka në Dibër: Investimet sipas prioriteteve
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, deklaroi para banorëve të njësive administrative Sllovë e Fushë Ali, në qarkun e Dibrës se asnjë zyrtar i shtetit nuk ka imunitet politik nëse nuk kryen me përgjegjshmëri detyrën.
Ministrja Olta Xhaçka
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, deklaroi para banorëve të njësive administrative Sllovë e Fushë Ali, në qarkun e Dibrës se asnjë zyrtar i shtetit nuk ka imunitet politik nëse nuk kryen me përgjegjshmëri detyrën.
Gjatë turit të llogaridhënies publike, si e ngarkuar e qeverisë, ministrja Xhaçka kërkoi të dijë nga banorët shqetësimet, me të cilat ata përballen çdo ditë.
Dua që të dini se, asnjëri prej nesh nga unë e para apo çdo përgjegjës i zyrave të shtetit që është sot këtu, nuk ka imunitet politik nëse nuk mund ta bëjmë me përgjegjshmëri dhe me aftësi ashtu siç duhet punën. Duke i shërbyer gjithsecilit sipas pritshmërive që keni për ne. Edhe kjo është shumë e rëndësishme, prandaj kemi ardhur që të na thoni çfarë nuk shkon, çfarë nuk arrini të zgjidhni në zyrat e shtetit, çfarë do donit që ta bënit më mirë dhe si mund t’ju ndihmojmë që hallet që keni t’i çojmë përpara bashkërisht për t’i adresuar.
Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes
Duke bërë krahasimin me buxhetin e një familjeje, ministrja Xhaçka tha se duhen vendosur disa prioritete, pasi nevojat janë të shumta dhe mundësia është e vogël për t’i bërë të gjitha.
Sa më mirë t’i menaxhojmë financat publike, aq më të aftë do të jemi të mbledhim aq të ardhura sa të rrisim investimet edhe të mirat që vijnë pastaj prej investimeve në zonë. Sot kemi më shumë para në buxhet, kemi më shumë mundësi për të shtruar rrugë, kemi më shumë mundësi për të investuar në kanalet vaditëse, kemi më shumë mundësi për të rikonstruktuar shkolla, etj. Dhe mundësitë sa vijnë dhe do të rriten, por ama, atë listën e prioriteteve se çfarë bëhet e para, se çfarë bëhet e dyta, çfarë bëhet e treta, duhet ta bëjmë bashkë, sepse ato janë vendime që realisht ju takojnë juve dhe pritshmëria që ju keni prej nesh, jam e bindur që është për ato që duhet të bëjmë bashkë.
Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes
Gjatë bashkëbisedimit me banorë të zonës së Fushë Ali, Xhaçka u shpreh:
Pavarësisht pamundësisë financiare nuk ka asnjë justifikim që ne që jemi sot këtu, që falë votës tuaj, jo domosdoshmërisht të gjithësecilit prej jush, por kjo është e parëndësishme, kemi privilegjin t’ju shërbejmë edhe të çojmë përpara ato që janë aspiratat dhe nevojat tuaja, shqetësimet tuaja dhe të gjejmë zgjidhje të gjithë bashkë për të përshpejtuar zgjidhjen e tyre.
Ministrja u premtoi banorëve të Sllovës e Fushë Aliut, se do të ketë të tjera takime për të vendosur për investimet që duhen të parat, siç janë kanalet vaditëse apo rrugët.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.2%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Jam i qetë dhe i vendosur', Rama komenton punën e SPAK dhe rastin e Veliajt: Hetimi s’e bën fajtor! Gjyqet s’bëhen në media
28 Dhjetor 2024, 18:20
-
Odiseja e 'Xhaçkës' s'ka fund! Bardhi kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat
13 Dhjetor 2024, 14:22
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor 2024, 12:45
-
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias / Bushka: Vendimet e GJK, të zbatueshme por jo të diktojnë votën! Bardhi: Konfirmoi se mazhoranca bëri puç (DOKUMENTI)
10 Dhjetor 2024, 11:24
-
Mandati i Xhaçkës shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, pritet publikimi i opinionit! PD akuza Spiropalit: Po fsheh draftin
6 Dhjetor 2024, 09:37
-
Kuvendi/ Nesër 'Komisioni i Venecias' mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin, çuat atje vetëm të PS-së! Spiropali: S'është publik! S'ju ftova se më keni refuzuar
5 Dhjetor 2024, 09:49
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05
-
Basha ngre çështjen 'Salianji' në Këshillin e Europës në Strasburg: Të çojmë përpara vetting-un në politikë, të bllokuar nga mazhoranca
30 Shtator 2024, 13:59
-
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias e shqyrton më 6-7 dhjetor, një mision faktmbledhës në Tiranë të dëgjojë palët
25 Shtator 2024, 18:29
-
Mandati i Xhaçkës/ Debate në konferencën e kryetarëve! Bardhi: Orientuat votimin, hodhët në erë Gjykatën Kushtetuese! Peleshi: Duhet qartësim, na ndihmon Komisioni i Venecias
17 Shtator 2024, 09:59
-
PS i përgjigjet SHBA-së pse nuk çoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës! Peleshi: Ka paqartësi! Presim vendimin e Komisionit të Venecias
16 Shtator 2024, 10:36