TIRANE- Specialistët e Insititutit të Sigurimeve Shoqërore, shpjegojnë për gazetën sa lekë marrin sot pensionistët e rinj. “Baza e llogaritjes së pensionit është 6 750 lekë që është pensioni social. Për llogaritjen e pensionit të pleqërisë, merret shuma e mësipërme dhe i shtohen 1% e pagës mesatare të çdo viti. Pra nëse një person ka punuar me pagë 30.000 lekë gjatë një viti, 6 750 lekëve i shtohet dhe 300 lekë dhe pensioni shkon 7 050 lekë.
Kjo do të thotë që nëse ke 35 vite punë me pagë 30 000 lekë atëherë, llogaritja nga vitet e kontributeve del 10 500 lekë, (1% e 30.000 lekëve është 300 lekë. 35*3=10.500 lekë) duke i shtuar dhe 67 500 lekë ,që është pensioni social, shuma që përfitohet është 16 800 lekë. Gjithmonë nëse je me pagë 30.000 lekë për të gjitha vitet, pasi nëse gjatë disa viteve të caktuara ke patur një pagë më të lartë, atëherë 1% llogaritet mbi pagën reale dhe përfitimi është akoma më i lartë” - thonë drejtuesit e ISSH-s.
Këtë përfitim ekspertët e ISSH e lidhin dhe përcaktimin e nenit 59 për ligjin “Për sigurimet shoqërore”, i cili thotë se: Për efekt të llogaritjes së pensioneve me datë fillimi pas 1.1.2015 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese, sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 1.1.1994, si edhe mbi pagat individuale, mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 1.1.1994 deri në 31.12.2014, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës.
/Shqiptarja.com